By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Gjermania pezullon statusin e partisë AfD si ekstremiste e krahut të djathtë
May 8, 2025
ATK thirrje këngëtarëve dhe artistëve: Pagesa e tatimeve, obligim ligjor
May 8, 2025
Dodë Gjergji: Lutje për Papën e ri që ta udhëheq Kishën me urtësi e dashuri
May 8, 2025
Beogradi u çlirua nga ukrainasit, por propaganda ruse dhe serbe e fshehin këtë
May 8, 2025
Reçica e Rama akuzojë njëri-tjetrin për gjendjen në KRM `Pastrimi`
May 8, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Këto janë vendimet që mori qeveria sot
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Këto janë vendimet që mori qeveria sot
Ballina 2Lajme

Këto janë vendimet që mori qeveria sot

Kosova Times
Last updated: 2025/03/12 at 5:29 PM
Kosova Times Published March 12, 2025
Share
SHARE

Një sërë vendimesh janë marr sot nga kabineti qeveritar në mbledhjen që u bë e 251-ta me radhë në këtë mandat.

 

Aty u miratuan vendime, nisma për marrëveshje ndërkombëtare, u emëruan anëtar të komisioneve ad hoc, e vendime të tjera.

Këto janë të gjitha vendimet që u aprovuan sot nga kabineti qeveritar:

U miratua nisma për lidhjen e Marrëveshjes Kornizë për bashkëpunim në Fushën e Mbrojtjes, ndërmjet Republikës së Kosovës, e përfaqësuar nga Ministria e Mbrojtjes, dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të përfaqësuara nga Departamenti i Mbrojtjes. Me këtë marrëveshje Republika e Kosovës dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, angazhohen në avancimin e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes si: planifikim i mbrojtjes, qëndrueshmëria strategjike, si dhe ngritja e kapaciteteve strategjike ushtarake.

Emëruan Komisionin Ad hoc për Vlerësimin Profesional për Pranim për Pozitën e Kategorisë së Lartë Drejtuese: Kryeinspektor Shëndetësor në Inspektoratin Shëndetësor me këtë përbërje:

Dr. Naim Bardiqi, Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Shëndetësisë, Kryesues;
Dr. Ardita Baraku, Drejtore Ekzekutive në IKShPKS, anëtare;
z. Avni Kastrati, Drejtor Ekzekutiv i Agjencisë së Statistikave të Kosovës, anëtar;
z. Haki Smajli, Udhëheqës i Divizionit të Burimeve Njerëzore në MSh, anëtar;
z. Rrahman Zahiti, ekspert i jashtëm, anëtar.

Miratuar Rregulloren për organizim të Brendshëm dhe Funksionimin e Zyrës për Administrimin e Pronës Publike në Zyrën e Kryeministrit.

Emëruan Komisionin Ad hoc për Vlerësimin Profesional për Pranim për Pozitën e Kategorisë së Lartë Drejtuese: Drejtor Ekzekutiv në Agjencinë e Kosovës për Produkte dhe Pajisje Medicinale me këtë përbërje:

Venera Çerkini, Sekretare e Përgjithshme e Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Kryesuese;
Fahrije Tërnava, Sekretare e Përgjithshme e Ministrisë së Punëve të Brendshme, anëtare;
Avni Kastrati, Drejtor Ekzekutiv i Agjencisë së Statistikave të Kosovës, anëtar;
Haki Smajli, zv. Udhëheqës i Divizioinit të Burimeve Njerëzore në Ministri të Shëndetësisë, anëtar;
z. Rrahman Zahiti, ekspert i jashtëm, anëtar.

Miratuan vendimin për shqyrtim të mëtejmë të kërkesës për shpronësim për interes publik të pronave të paluajtshme, të cilat preken nga realizimi i Projektit: “Programi për Menaxhimin e Mbeturinave të Ngurta II-IV ”. Shpronësimi i pronave të evidentuara për këtë projekt janë të rëndësishme meqenëse, projekti përfshin mbylljen e deponisë aktuale dhe realizimin e deponisë sanitare të re në Pejë, në zonën kadastrale Lutogllavë.

Miratuan Strategjinë për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuar 2025-2030 dhe Plani i Veprimit 2025-2027 . Përmes kësaj Strategjie parashihet arritja e këtyre objektiva strategjike:

Përmirësimi i cilësisë në shërbime sociale për persona me aftësi të kufizuar; Avancimi i sistemit gjithëpërfshirës në arsimim dhe ngritjen profesionale të personave me aftësi të kufizuar; si dhe Përmirësimi i qasjes për persona me aftësi të kufizuar.

U miratua kërkesa e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve për ndryshimin e Shtojcës I për të dhënat për ndarjen e Granteve të Përgjithshme, me qëllim të reflektimit të të dhënave të reja nga regjistrimi i popullsisë, të publikuara zyrtarisht nga Agjencia e Statistikave të Kosovës në vitin 2024.

U aprovuan projektet kapitale në disa komuna, si projekte shumëvjeçare, sipas Ligjit mbi Ndarjet Buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2025.

Miratuan vendimin preliminar për shpronësim për interes publik të pronës së paluajtshme që menaxhohet dhe administrohet nga AKP-ja, për nevoja të realizimit të projekteve “Varrezat e Fshatit” dhe “Fusha Sportive në Dobërçan”. Me miratimin  e këtij  vendimi konfirmohet ligjshmëria e procesit të shpronësimit për realizimin e projektit: Varrezat e Fshatit dhe Fusha Sportive në Dobërçan të Gjilanit.

Miratuan vendimin preliminar për shpronësim për interes publik të pronave të paluajtshme ish-shoqërore, të cilat janë të nevojshme për realizimin e disa projekteve të Komunës së Hanit të Elezit. Me këtë Vendim konfirmohet ligjshmëria e procesit të shpronësimit për interes publik për realizimin e disa projekteve në Han të Elezit, si:

Rindërtimi i fushës së futbollit;
Rregullimi i pronësisë për fabrikën e ujit;
Ndërtimi i Qendrës për Kulturë dhe Rini; dhe
Zgjerimi i rrugës pranë Terminalit Doganor.

Miratuan vendimin preliminar për shpronësim për interes publik të pronës së paluajtshme ish-shoqërore, për nevoja të realizimit të projektit “Çerdhe e fëmijëve, hapësirë gjelbëruese dhe Infrastrukturë rrugore” në Gjilan.

Miratuan nismën për lidhjen e Marrëveshjes së Përgjithshme të Sigurisë ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Sllovenisë, për shkëmbim dhe mbrojtje të ndërsjellë të Informacionit të Klasifikuar. Agjencia për Mbrojtjen e Informacionit të Klasifikuar (AMIK) ka ndërmarre veprimet e nevojshme në funksion të vendosjes së kontakteve me NSA (Nacional Security Authority) nga shteti i Sllovenisë – ku për rrjedhojë arrihet harmonizimi i vullnetit dhe gatishmëria nga të dyja palët, për të avancuar tutje arritjen e marrëveshjes së përgjithshme të sigurisë. Arritja e marrëveshjes për siguri në fushën e mbrojtjes së informacionit të klasifikuar midis Republikës së Kosovës dhe Republikës së Sllovenisë, është hap i rëndësishëm me ndikim në disa aspekte:
Forcimi i Bashkëpunimit Dypalësh;
Sigurimi i Informacioneve të Klasifikuara;
Përmirësimi i Kapaciteteve Institucionale; dhe
Mbështetja për Integrim Euroatlantik.

Miratuan nismën për lidhjen e Marrëveshjes Ndërkombëtare të partneritetit për “Menaxhimin e Grant-kontratës të Asistencës Teknike me Nr. 2024/453-962 në kuadër të Programit për Bashkëpunim Ndërkufitar Shqipëri – Kosovë nën IPA II (2021 – 2027)”. Qëllimi  i kësaj marrëveshjeje është organizimi i një partneriteti dhe përcaktimi i përgjegjësive të partnereve për zbatimin e pjesës përkatëse të projektit.

Miratuan nismën për lidhjen e Marrëveshjes Ndërkombëtare, përkatësisht Marrëveshjes së Partneritetit për Zbatimin e Prioritetit të Asistencës Teknike në kuadër të Programit të Bashkëpunimit Ndërkufitar IPA III Mali i Zi – Kosovë (2021 – 2027).

Miratuan Koncept dokumentin për Bujqësi Organike. Sektori i Bujqësisë Organike ka një rëndësi të veçantë për fermerët prodhues të kulturave bujqësore. Ky sektor kontribuon në zhvillimin e një bujqësie të qëndrueshme, duke pasur parasysh nevojën për të plotësuar kërkesat e popullatës për ushqim cilësor.

Miratuan Koncept dokumentin për Shëndetin e Bimëve. Opsioni i rekomanduar në këtë koncept-dokument është hartimi i kornizës së re legjislative. Me kornizën e re ligjore është propozuar të rregullohen aspektet kyçe që ndihmojnë në zhvillimin e sektorit të prodhimtarisë bimore, sigurimin e cilësisë dhe sigurisë së produkteve bimore, dhe mbrojtjen e mjedisit.

U rialokuar 400 mijë euro me kërkesë të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit për zbatimin e programit Masat preventive, intervenime emergjente nëpër komuna të ndryshme. Ky projekt është në kuadër të objektivave të Planit Zhvillimor Kombëtar të Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Aprovuan Rregulloren për kushtet e bartjes së pronësisë së pronës publike dhe dhënia me qira e sendeve në pronësi publike. Gjatë mandatit tonë, Kuvendi i Republikës së Kosovës, për herë të parë, ka miratuar një ligj të tillë, me të cilin rregullohet prona publike, të drejtat, detyrat dhe përgjegjësitë e organeve shtetërore, organeve të vetëqeverisjes lokale dhe subjekteve që ushtrojnë autorizime ose që administrojnë me pronën publike.

Aprovuan Rregulloren për mënyrën e mbajtjes së evidencës së sendeve të luajtshme dhe të paluajtshme dhe e regjistrimit të sendeve në pronësi publike.

Miratuan nismën për lidhjen e Marrëveshjes për Transferimin e Personave të Dënuar ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës Veriore.

Miratuan nismën për lidhjen e Marrëveshjes për Ndihmë të Ndërsjellë Juridike në Çështje Penale ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës Veriore.

Miratuan nismën për lidhjen e Marrëveshjes për Ekstradim ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës Veriore.

Nda në 1,308,320  euro për realizimin e projekteve përmes marrëveshjeve me trupat e Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Mjetet ndahen sipas kërkesave të pranuara nga ministritë e linjës për projektet që kanë në menaxhim dhe zbatim.

You Might Also Like

Dodë Gjergji: Lutje për Papën e ri që ta udhëheq Kishën me urtësi e dashuri

Reçica e Rama akuzojë njëri-tjetrin për gjendjen në KRM `Pastrimi`

Padi ndaj ‘Prishtina Parking’ për tejkalim të kompetencave

Ngërçi politik, presidentja Osmani e gatshme për një takim gjithëpërfshirës

Papa i ri shpallet Robert Prevost nga SHBA

Kosova Times March 12, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Sport

Asllani e vazhdon karrierën në Angli

Kosova Times Kosova Times June 27, 2024
Osmani takoi institucionet e drejtësisë lidhur me çështjen e vrasjeve në bazë gjinore
Trump pezulloi ndihmën e huaj nga SHBA për tre muaj, preket edhe Kosova
I zhgënjyer te Man United, Eriksen e mendon largimin
Xi Jinping u zgjodh President i Kinës për një mandat të tretë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?