“Nga hetimet e para, ka rezultuar se rrahja ka shpërthyer pas një sulmi të kryer nga tre persona ndaj të dyshuarit të katërt dhe viktimës”, thekson policia.

Sipas informacionit të policisë, gjatë përleshjes, i dyshuari i katërt ka përdorur një mjet të mprehtë (thikë) dhe ka therur dy nga të dyshuarit, duke shkaktuar lëndime trupore.

“Pas ndërhyrjes së shpejtë nga autoritetet dhe mbërritjes në vendngjarje, të dyshuarit janë dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal të Pejës”, ka njoftuar policia.

Ndërkohë, pas intervistimit, prokurori i shtetit ka dhënë urdhër për ndalimin e tre të dyshuarve për 48 orë, ndërsa njëri nga ata është liruar në procedurë të rregullt.