Tha se, ndonëse rezultatin e kanë pritur ndryshe, kjo asnjëherë nuk do të thotë se harrojnë mirënjohjen për 66 mijë e 256 votuesit e Aleancës.

“E dimë saktë se, sado që jemi në numër dhe përfaqësim, nuk do të rreshtim së punuari për një Kosovë të sigurt, të zhvilluar e të avancuar ndërkombëtarisht. Do të jemi këtu, gjithmonë në shërbimin e secilit qytetar, pa përjashtim. Aleanca ka qenë dhe është në kontratë të përjetshme vetëm me qytetarin e Kosovës. Kosovë, paç ditë të bardha përpara!”, ka shkruar kreu i AAK-së.