Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka shprehur ngushëllimet e tij të thella pas ndarjes nga jeta të Haxhi Thaçit, babait të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.
“Me dhembje të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta të Haxhi Thaçit, babait të Presidentit Hashim Thaçi. Sot, pas një beteje të gjatë me sëmundjen, nuk u shua vetëm një njeri, por një baba që i dha Kosovës një çlirimtar, një burrë që me përkushtimin dhe edukatën e tij ndihmoi në lindjen e një epoke të re për kombin tonë”, ka shkruar Krasniqi.
Krasniqi ka shtuar se Haxhi Thaçi ishte një shtyllë e fortë e vlerave atdhetare dhe një njeri i urtë e fisnik, që la një trashëgimi të pavdekshme në historinë e kombit shqiptar.
“Ngushëllimet më të sinqerta presidentit Thaçi, familjes Thaçi dhe mbarë kombit shqiptar. U prehtë në paqe!” ka përfunduar ai.