Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar Michael Roth, kryetar aktual i Komisionit për Punë të Jashtme në Bundestagun gjerman e ish-ministër, me Medaljen Presidenciale të Meritave, një simbol mirënjohjeje nga populli i Kosovës.
Presidentja Osmani në një ceremoni të organizuar në Berlin u shpreh se Michael Roth ka qenë mbrojtës i palëkundur i së ardhmes së Kosovës në BE dhe një zë që ka pasqyruar vazhdimisht aspiratat tona në skenën ndërkombëtare.
“Suksesi i Kosovës ka qenë gjithmonë më i fortë falë miqve që qëndrojnë pranë nesh—atyre që besojnë në demokraci, liri dhe në vendin tonë të merituar në familjen evropiane”, ka shkruar Osmani.