Të kaltërit e nisën me këmbën e mbarë duke zhbllokuar sfidën pas 9 minutash lojë me anë të Tonalit. Megjithatë, gjermanët përmbysën gjithçka në pjesën e dytë falë Kleindienst dhe Goretzka.

Ndeshja e kthimit do të zhvillohet të dielën në Dortmund, në të cilën djemtë e Spallettit do të kenë nevojë për një sukses të vërtetë për të arritur në gjysmëfinale.

Ndeshja e parë çerekfinale e Ligës së Kombeve nuk ishte e komplikuar vetëm për Italinë, duke qenë se Spanja dhe Franca nuk lanë përshtypje të mirë. Furitë e Kuqe vuajtën ndaj Holandës, e cila përmbys epërsinë fillestare me Gakpo dhe Reijnders: Merino barazon, 2-2 në minutën e 93-të.

Më keq për francezët, të cilët u mundën 2-0 nga një Kroaci e egër, gol dhe asistim nga Perisic. Goli tjetër u shënua nga Budimir.