By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Serbi-Shqipëri, delegacioni i FSHF në drekën zyrtare të organizuar nga Federata Serbe
October 11, 2025
Balluku: Aksi i ri Elbasan-Rrogozhinë, autostradë e tipit A me shpejtësi 130 km/orë
October 11, 2025
Rama: Parku i Besimit në Petrelë, nderim për trashëgiminë e tolerancës fetare
October 11, 2025
Senati amerikan tërheq miratimin për luftën në Irak pas më shumë se 20 vitesh
October 11, 2025
Marina Turke zhvilloi stërvitjen “Ujku i Detit”
October 11, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Ekspertët e ekonomisë: Qeveria të investojë në arsim të kualifikuar bazuar në kërkesat e tregut
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ekonomi > Lajme > Ekspertët e ekonomisë: Qeveria të investojë në arsim të kualifikuar bazuar në kërkesat e tregut
Ballina 1Lajme

Ekspertët e ekonomisë: Qeveria të investojë në arsim të kualifikuar bazuar në kërkesat e tregut

Kosova Times
Last updated: 2022/12/25 at 8:59 PM
Kosova Times Published December 25, 2022
Share
SHARE

Derisa sektori privat kërkon fuqi punëtore, të rinjtë nuk janë gatshëm për t’u ballafaquar më këto sfida.

Një raport i fundit i ASK-së, thotë se papunësia në Kosovë është mbi 34 për qind. Për këtë, ekspertët e ekonomisë, theksojnë se qeveria duhet të investojë në arsim të kualifikuar, bazuar në kërkesat e tregut.

Një pjesë e konsiderueshme e popullsisë së re është e papunë apo 34.6 për qind, thotë raport i fundit i Agjencisë së Statistikave të Kosovës.

Kryetari i Odës Ekonomikë të Kosovës, Lulzim Rafuna, thotë për Radio Kosovën se bizneset sot vuajnë për kuadër të kualifikuar dhe, kohët e fundit, për shkak të lëvizjes së të rinjve.

“Ne ende kemi në kolegje drejtime të banka dhe financa. Ku ka për të shkuar ai kuadër nesër kur të diplomojë, kur bankat kalojnë në vetëshërbim. Oda Ekonomike bashkë me Odën Federale të Austrisë dhe me GIZ-in gjerman, po punojmë që të krijojmë duel mësimi alternativ, në mënyrë që t’ua mundësojmë që bizneset, varësisht prej kërkesave të cilat i kanë, t’i trajnojnë të rinjtë që t’iu përshtaten kërkesave të bizneseve që të punësohen dhe të mos vërehet mungesa”, tha Rafuna.

Se mosgatishmëria për t’u punësuar është e madhe te të rinjtë në Kosovë, e thotë për Radio Kosovën kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve, Agim Shahini. Ai thotë se ata kërkojnë më shumë, sesa që janë të aftë të punojnë.

“Të rinjtë tanë nuk dëshirojnë të punojnë çdo punë, e dyta- kërkojnë më shumë pagë, sesa që janë të aftë për tregun e punës, u mungon aftësia profesionale dhe të jenë inovativë në shërbimet e veta. Po ashtu, dëshira për të ikur nga Kosova i ka bërë shumë të rinj që të mos interesohen shumë për punë. Nga ana tjetër, bizneset kanë mungesë të fuqisë punëtore, kanë kërkesa për punësime të reja, por edhe bizneset duhet të rrisin mundësinë e pagës për të rinjtë e vendit”, deklaroi Shahini.

Eksperti i ekonomisë, Safet Gërxhaliu, duke folur për Radio Kosovën, vlerëson se kjo situatë e dëmton Kosovën në dy qasje:

“Në aspektin intern do të goditet sektori privat dhe, në aspektin ekstern, nuk do të jenë atraktivë për investitorë të huaj. Problemi më i madh është që mungon dialogu, kampanja të vetëdijesimit dhe si duket me këtë diskrepancë në mes të prodhimit dhe nevojave të tregut, të rinjtë e Kosovës po e shohin shpëtimin në migrim”, theksoi Gërxhaliu.

Sidoqoftë, sipas ASK-së, shkalla më e theksuar e papunësisë është te grupmoshat 15-24 vjeçare. Të dhënat e ASK-së flasin për mbi 42 mijë e qytetarë të larguar nga Kosova në vitin 2021, për arsye të ndryshme.

You Might Also Like

Presidentja Osmani mandaton Albin Kurti për formimin e Qeverisë

Prodhimi nga energjia e rinovueshme tejkalon qymyrin

Kurti viziton Bashën, i dhuron pikturën e Rexhep Selimit

ATK: Tatimet sjellin 794.3 milionë euro në arkën e shtetit

Kosova mirëpret marrëveshjen e paqes ndërmjet Izraelit dhe Hamasit

Kosova Times December 25, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Harta e frikshme tregon si po skuqet Ballkani, por në 10 ditë…

Kosova Times Kosova Times July 12, 2024
Në rast lufte: 79% e kosovarëve do të luftonin për vendin
Komandanti rus i Zaporozhjes se okupuar: “Serbët janë në luftë me ne, vëllezërit tanë në armë!”
Dështon tenderi për pajisjet e repartit për IVF-në në QKUK
Indi, vdes një person nga rënia e çatisë në aeroportin e New Delhit
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?