By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
The Telegraph: Kryeministri shqiptar zotohet se do të marrë mbrapsht çdo kriminel nëse Farage ka të drejtë
June 29, 2025
Azerbajxhani anulon ngjarjet që lidhen me Rusinë
June 29, 2025
Festa ekstravagante e 50 milionë dollarëve mbaroi: Jeff Bezos dhe Lauren Sanchez u larguan nga hoteli në Venecia
June 29, 2025
Zelensky i jep titullin Hero të Ukrainës pilotit të rënë në F-16
June 29, 2025
Rendimenti i boronicës këtë vit, më i miri ndër vite
June 29, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kurti: Gjaku i dëshmorëve është në themelet e Republikës
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Kurti: Gjaku i dëshmorëve është në themelet e Republikës
Ballina 1Lajme

Kurti: Gjaku i dëshmorëve është në themelet e Republikës

Kosova Times
Last updated: 2025/03/25 at 3:08 PM
Kosova Times Published March 25, 2025
Share
SHARE

Në përvjetorin e 26-të të masakrës në Tërnje të Therandës, kryeministri Albin Kurti, bëri homazhe dhe vendosi kurora me lule të freskëta pranë varreve të të rënëve, të cilët u vranë mizorisht nga forcat e armatosura serbe.

 

“Gjaku i dëshmorëve është në themelet e Republikës”, u shpreh kështu kryeministri Kurti gjatë homazheve, teksa potencoi se neve na ka ngelur një pjesë më e vogël e punës, por e rëndësishme që ta forcojmë shtetin tonë, ta forcojmë shtëpinë e popullit, ashtu që brezave të ardhshëm kurrë të mos iu bie që të vuajnë, të kenë dhembje apo humbje çfarë kaluam ne.

Kryeministri theksoi se 26 vjet më parë në pranverën e vitit ’99-të, u vranë martirët e dëshmorët e kombit, që na e kujton se sa i madh ishte çmimi i lirisë.

Ai shprehu respekt të veçantë për nënat shqiptare, të cilat i rritën bijat edhe bijtë e tyre për të qenë qytetarë të dinjitetshëm të Republikës, duke shtuar se përkulemi me nderim dhe mirënjohje të thellë, e falënderim të përzemërt për të gjithë ata, të cilët kontribuan për lirinë e popullit tonë dhe vendit tonë.

Në këto homazhe, krahas kryeministrit Kurti, ishin edhe deputetë të Kuvendit të Republikës së Kosovës, Artan Abrashi, Haxhi Avdyli, Albena Reshitaj, si dhe familjarë të dëshmorëve e martirëve të kombit, veteranë e invalidë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, së bashku me kryetarin e Rahovecit, Smajl Latifi, dhe bashkëpunëtorë, sot, bënë homazhe edhe në varrezat në Celinë.

Më 25 mars 1999, forcat e regjimit gjenocidal të Serbisë, kryen masakra të përgjakshme në fshatrat e Rahovecit, në të cilat vranë 75 civilë në Celinë, 69 në Fortesë, 49 në Brestoc.

26 vjet më parë, konkretisht nga 25 deri më 27 mars 1999, në fshatrat Fortesë, Brestoc, Celinë  dhe Krushë  e Madhe të Rahovecit nga forcat serbe janë masakruar 243 persona, ndërsa 893 shtëpi private dhe shoqërore u dogjën.

You Might Also Like

The Telegraph: Kryeministri shqiptar zotohet se do të marrë mbrapsht çdo kriminel nëse Farage ka të drejtë

Haxhiu kritikon prokurorinë: Nuk kërkoi paraburgim për Valon Sylën

Kurti: Investimi në KEK rritë sigurinë dhe ulë importin e energjisë

Pas përleshjes në veri një person ndalohet për 48 orë

Nesër nis gjyqi i Berishës, ish-kryeministri në bankën e akuzës

Kosova Times March 25, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Rusia transferoi disa mijëra ushtarë nga fronti në rajonin e Kurskut

Kosova Times Kosova Times August 16, 2024
Putini mbeti pa gjeneralin me te rendesishem: Ukrainasit likuiduan Valery Gerasimov?!
E dashura e Putinit u shfaq papritur në publik, nën masa të rrepta sigurie mbërriti në…
Pothuajse 40% e zviceranëve thanë se nuk ishin fetarë, numri i katolikëve në rënie
LSDM: Pyesim Gashin, a është etike sipas tij të shkojë në dasëm në Kosovë me veturë zyrtare?!
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?