Policia e Kosovës ka arrestuar një të dyshuar për tentimvrasje. Rasti ka ndodhur në fillim të muajit, më 7 mars.

 

I arrestuari O.A është është i dyshuari i dytë i arrestuar në këtë rast. Ai është dërguar në mbajtje.

“O.A, i është sekuestruar një armë zjarri. I dyshuari ka qenë në kërkim nga ana e policisë, për një rast tentim vrasje që ka ndodhur me datën 07.03.2025, në rrugën “Fahri Fazliu“, në Prishtinë. Pas përfundimit të procedutave të nevojshme policore, i dyshuari me vendim të prokurorit të shtetit është dërguar në qendrën e mbajtjes”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.