By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Kurti për barazimin: Të pakënaqur me rezultatin, por jo me kombëtaren
June 8, 2025
Komuna e Podujevës nga sot nis dezinsektimin e hapësirave publike
June 8, 2025
Ndeshja ndaj Serbisë, Proda: Policia dëshmoi profesionalizëm
June 8, 2025
Gjokoviqi `lavdëron` Shqipërinë
June 8, 2025
Media britanike “Times”: Zbuloni pikat sekrete dhe piktoreske të jugut të Shqipërisë
June 8, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Së pari Kosova, pastaj LDK!
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Opinion > Së pari Kosova, pastaj LDK!
Opinion

Së pari Kosova, pastaj LDK!

Kosova Times
Last updated: 2025/03/28 at 11:23 AM
Kosova Times Published March 28, 2025
Share
SHARE

Shkruan: Florim ZEQA

Disa muaj para zgjedhjeve të fundit lokale ndodhesha në Kosovë. Erdhën në shtëpinë time në Bokshiq dy zyrtarë të Degës së LDK-së në Klinë, të cilët mu luten në këtë mënyrë, po citoj: “A pranon të futesh në listë për asamblist, ti na i sjellë votat, ne e caktojmë më pas dikë tjetër për Asamblenë Komunale”! Përgjigja ishte e shkurtër dhe e prerë, jo nuk ua bëjë një lojë të tillë qytetarëve të komunës sime!

Nuk ribëhet LDK-ja me Isa Mustafën kryetar nderi

Pas një shkrimi autorial të disa ditëve më parë, një mik imi reagoj në këtë mënyrë, po citoj: “Lumiri është atdhetar i devotshëm”! Fillova t’i besoj dhe vërtetë më erdhi mirë. I parashtrova pyetjen vetës, vallë a e ka këtë fat të mirë LDK-ja që më në fund ta ketë për liderë një atdhetar!?

Mirëpo mbështetësi i kryetarit aktual të LDK-së nuk u mjaftua më kaq, për të vazhduar tutje, po citoj: “Abdixhiku, vite më parë ka bërë një gabim, kur e ka shpallur Isa Mustafën kryetar nderi, në vend se ta shpallte kryetar turpi”!

Unë ia ktheva në këtë mënyrë: “Qenka e lehtë kjo punë, le t’ia heqë Lumiri titullin e nderit e le t’ia vë atë të turpit Isa Mustafës dhe kështu ndahet ‘shapi nga sheqeri’, në të kundërtën nuk do t’i hiqet kurrën e kurrës barra e turpit Abdixhikut”!

Kjo jo vetëm që nuk ka gjasa të ndodhë, mund të ndodhë e kundërta e saj, që Lumiri ta propozon për president të shtetit idhullin dhe padronin e tij politik!

Këtë që e them e mbështes në faktin se, të paktën deri më sot nuk e kam dëgjuar të jetë penduar Lumiri për gabimin historik, të kthyer tashmë në dëm fatal për LDK-në!

Turneu i mashtrimit vazhdon…

Pas humbjes katastrofale të zgjedhjeve në të gjitha komunat e Kosovës, kryetari i LDK-së po vazhdon me “Turneun e falënderimit”! Nuk e di a po ju thotë qytetarëve ‘faleminderit që më mashtruat’ apo ‘faleminderit që ju mashtrova’!

Nga ajo që po shohim takimet e Lumirit me qytetarë, ato po zhvillohen nëpër lokale të natës me të rinjët e relaksuar pas Iftarit. Sado që kryetari humbës po mundohet t’ua futë në kokë të rinjve interesin partiak para atij shtetërorë, ata më së paku mendjen e kanë tek LDK-ja!

“Së pari LDK! Sepse me LDK dhe Kosova!”, ky është slogani më i shëmtuar i një kryetari humbës në zgjedhje!

Do të ishte fat i mirë për LDK-në, sikur e gjitha të përfundoj me ketë slogan të shëmtuar!

Fundin e lojës mashtruese politike ndaj elektoratit të LDK-së e vulosi kryetari i Pejës, ish kandidat me votat e fituara për deputet, Gazmend Muhaxheri: “Do të jem kryetar i Pejës, dua të vazhdoj këtu, me deputet i kam kry punët moti “.

Kështu janë mësuar të luajnë ‘qoke’ sistemin elektoral në Kosovë!

Me qytetarët lehtë e kanë, as që brengosen për ta!

Kësaj situate i shkon për shtati kënga; “Qysh e don shoqnia flakë le të kallet shpia”! Vërtetë shoqëria kosovare po e don dhe po e pranon këtë realitet të shëmtuar politik.

Së pari Kosova o Lumir, pastaj LDK! Ne që nuk kemi Atdhe tjetër përpos Kosovës nuk mund të pajtohemi me konstatimin tuaj absurd, “Së pari LDK, pastaj Kosova”!

You Might Also Like

Spahiu reagon rreth heqjes se flamurit: Flamuri nuk vendoset aty ku nuk e ka vendin

Udhëheqësit nuk janë mbretër dhe perandorë, por thjesht inxhinierë socialë, në thelb administratorë

Dy rryma të ndryshme-të dehurit dhe mësuesit në politikë

Pse edhe krimi dhe kriminelët në Kosovë janë “sui generius”…?

Nuk i ndihmoi as ‘Nata e Bajramit’!

TAGGED: #Florim Zeqa
Kosova Times March 28, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

OEK dhe ambasadori Turqisë biseduan për rritjen e bashkëpunimit ekonomik

Kosova Times Kosova Times September 14, 2022
Formimi i Asociacionit në këmbim të kujt?
Turqia dhe Bullgaria nënshkruan një marrëveshje të rëndësishme
ShBA, hulumtimi me shqiptarët e Kosovës zbulon qëllimet e emigrimit dhe realizimin e synimeve tyre
Starmer: Britania mund të përmirësojë marrëdhëniet tregëtare me BE-në
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?