By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Budapesti ka vendosur t’ua kthejë qendrën e qytetit banorëve të tij
December 6, 2025
Horoskopi ditor për 6 dhjetor
December 6, 2025
VIDEO: Kamerat e mbikëqyrjes në Rumani kapin ‘makinën e parë fluturuese’
December 6, 2025
Vajzën e re italiane e kërkuar për 11 ditë. E gjetën në papafingo të fqiut
December 5, 2025
Studentë të 14 njësive akademike të UP-së përfitojnë mbështetje financiare
December 5, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kurti nis konsultimet për formimin e qeverisë, takon Rexhepin dhe Rashiqin
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Kurti nis konsultimet për formimin e qeverisë, takon Rexhepin dhe Rashiqin
Lajme

Kurti nis konsultimet për formimin e qeverisë, takon Rexhepin dhe Rashiqin

Kosova Times
Last updated: 2025/04/02 at 11:21 AM
Kosova Times Published April 2, 2025
Share
SHARE

Një ditë pasi presidentja e shtetit, Vjosa Osmani, ka dekretuar datën 15 prill për mbajtjen e seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, kryeministri në detyrë, Albin Kurti, që është lider i Vetëvendosjes parti që doli e para në zgjedhjet e 9 shkurtit duke fituar 48 mandate në Kuvend, ka nisur takimet me partitë politike nga komunitetet në kuadër të konsultimeve për formimin e qeverisë së re.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, është takuar sot me zëvendëskryeministren e tretë, në detyrë, për Çështje të Pakicave dhe të Drejtat e Njeriut, njëherësh kryetare e Partisë së Re Demokratike (NDS), Emilija Rexhepi si dhe kryetar i Partisë për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë, Nenad Rashiq i cili në zgjedhjet e 9 shkurtit arriti të fitojë ulëse në Kuvendin e Kosovës.

“Në kuadër të këtyre diskutimeve, kryeministri u takua me zëvendëskryeministren e tretë për Çështje të Pakicave dhe të Drejtat e Njeriut dhe kryetaren e Partia e Re Demokratike (NDS), Emilija Rexhepi. Ajo e konfirmoi gatishmërinë e plotë për vazhdim të bashkëpunimit me Lëvizjen VETËVENDOSJE! si fituese e zgjedhjeve të fundit dhe mbështetjes së kryeministrit Kurti në formimin e qeverisë së re”, thuhet pos tjerash në njoftimin e zyrës së Kryeministrit.

“Përgjatë diskutimit, ministri Rashiq e përsëriti mbështetjen e tij ndaj kryeministrit Kurti për formimin e qeverisë së re dhe vazhdimit të bashkëpunimit të frytshëm edhe në mandatin e ardhshëm”, thuhet në njoftimin që Zyra për Media e Qeverisë së Kosovës u përcolli mediave.

Tutje, thuhet se, Kurti e falënderoi kryetarin e Partisë për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë, Rashiq për punën dhe kontributin që ka dhënë për komunitetin serb në Kosovë për vetëm gjysmë mandati si ministër për Komunitete dhe Kthim.

“Ai shprehu gjithashtu vullnetin për vijimin e bashkëpunimit efikas dhe të frytshëm edhe në katër vjeçarin e ardhshëm për të arritur së bashku suksese të tjera dhe punë të mbara në shërbim të të gjithë qytetarëve, pa dallim”, thotë qeveria në njoftim.

 

 

You Might Also Like

Studentë të 14 njësive akademike të UP-së përfitojnë mbështetje financiare

SPAK nënshkruan pesë memorandume mirëkuptimi me vendet e Amerikës Latine

Publikohet marrëveshja e Vetëvendosjes me tri parti të tjera

Bajrami:Lista Serbe përdor vazhdimisht terminologji e simbole jokushtetuese

KFOR-i forcon aktivitetet në mbështetje të sigurisë në mbarë Kosovën

Kosova Times April 2, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Mblidhen këto komisione parlamentare

Kosova Times Kosova Times October 12, 2022
Policia shqiptoi mbi 2500 gjoba trafiku për 24 orë
Pas takimit me Lajçakun dhe Hill, Vuçiq paralajmëroi kërkesat e Serbisë
Serbia kërkon seancë të jashtëzakonshme për Kosovën në Këshillin e Sigurimit
Vendoset gurthemeli i pishinës gjysmë-olimpike publike në Komunën e Podujevës, investim afër 4 milionë euro
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?