By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Një nga videot më tragjike nga Ukraina: ajo po kalonte një urë në Odessa me tre fëmijë, u vra nga një dron rus
December 19, 2025
Putin: ‘Një veprim i ushtrisë ruse ishte një pikë kthese, shikoni çfarë do të ndodhë deri në Vitin e Ri. Videoja e Zelensky-t? A e dini se ku është filmuar!?’
December 19, 2025
Objekti misterioz do të jetë më afër Tokës sot, astrofizikani i Harvardit provokon reagime të ashpra: ‘Le të jemi gati, mund të jetë një mjellmë e zezë!’
December 19, 2025
Mëngjes në hotele me çmime të ulëta – luks praktik për grupe me një çmim të përballueshëm
December 19, 2025
Trendet më të mëdha kulturore në vitin 2025: AI slop, estetika e pastër e vajzave dhe çrregullime
December 19, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kurti: Vincenzo Paglia mik i madh i kombit tonë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Kurti: Vincenzo Paglia mik i madh i kombit tonë
Ballina 1Lajme

Kurti: Vincenzo Paglia mik i madh i kombit tonë

Kosova Times
Last updated: 2025/04/02 at 1:58 PM
Kosova Times Published April 2, 2025
Share
SHARE

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, sot ka marrë pjesë në ceremoninë e ndarjes së titullit “Doctor Honoris Causa” për S.E.R. Mons. Vincenzo Paglia nga Universiteti “Haxhi Zeka”, në shenjë vlerësimi për kontributin e tij në promovimin e arsimit, të drejtave të njeriut dhe dialogut ndërfetar.

 

Të mbledhur për të nderuar imzotin Vincenzo Paglia, mikun e madh të kombit tonë, kryeministri Kurti kujtoi periudhën kur ai hidhte dritë mbi Kosovën dhe ngjarjet e dhimbshme në vitet e ’90-ta, kur vendi i nënshtrohej dhunës sistematike nga ana e Serbisë.

“Asokohe, kur pjesa tjetër e botës nuk po i kushtonte shumë vëmendje Kosovës, imzoti Paglia e solli atë në vëmendjen e Papës. Imzoti Paglia kishte caktuar takimin e parë të presidentit të atëhershëm, Ibrahim Rugova, për t’u takuar në mars të vitit 1993 me Papën Gjon Pali II. Ky takim, në mënyrë esenciale, ktheu një faqe në historinë e vendit tonë”, tha kryeministri.

Ndërkaq, imzoti Paglia ka lehtësuar edhe takimin e kryeministrit Kurti me Papën Françesku më 22 qershor të vitit 2023, të cilin e vlerësoi të jetë një nga takimet më mbresëlënëse të karrierës së tij politike e institucionale.

Në anën tjetër, kryeministri nënvizoi faktin që Imzoti Paglia u angazhua pa rezervë për mbrojtjen e së drejtës për shkollim të fëmijëve shqiptarë, pikërisht në kohën kur kulmoi gjenocidi në Kosovë nga ana e forcave serbe.

“Përmes traditës së tij të krishterë, miku ynë më i dashur, Vincenzo Paglia, ia përkushtoi shumë dekada miqësie popullit dhe vendit tonë. Me integritetin dhe zellin e tij, ai na ka dëshmuar të gjithë neve, që një miqësi e vërtetë është një lloj dashurie, që nuk i përgjigjet vlerës paraprake të objektit të vet. Njëkohësisht, në vend të kësaj, ajo përfshin gjithë vlerën në objektin e vet, ashtu si ajo lloj dashurie, që Zoti ka për ne njerëzit dhe për rrjedhojë, dashuria jonë për Zotin dhe dashuria jonë për njerëzimin në përgjithësi.” përfundoi kryeministri fjalën e tij.

You Might Also Like

Këshilli i Evropës do të vëzhgojë zgjedhjet në Kosovë

Kurti: Kosova ka qenë përherë e përkushtuar ndaj integrimit evropian

Krasniqi thotë se krerët e komunave në veri dje vepruan kundërligjshëm

Mbyllje e përkohshme e pjesshme e rrugës `Muharrem Fejza`

Spiropali në Athinë: Zgjerimi i BE-së forcon thellësinë strategjike të Europës

Kosova Times April 2, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Rama për Lojërat Mesdhetare: Nuk lejojmë t’i humbasim ato

Kosova Times Kosova Times May 14, 2025
Aspiratat e Kosovës drejt NATO-s: Çfarë është Partneriteti për Paqe?
Me dimrin vjen edhe ajri i ndotur
Papa Françesku uron Pashkët: Nuk mund të ketë paqe pa lirinë e mendimit
Formacionet zyrtare, Ukrainë – Shqipëri
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?