By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Triumfi i Shqipërisë ndaj Serbisë, Begaj: Ndeshje që do mbahet mend gjatë
October 11, 2025
Shqipëria triumfon 1-0 në Leskovc ndaj Serbisë
October 11, 2025
Festoi golin e Reni Manajt dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet autori
October 11, 2025
Ndërroi jetë aktorja legjendare Diane Keaton
October 11, 2025
Forcat e Armatosura Shqiptare të tretët në garën e `Cambrian Patrol`
October 11, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Misetiq kritikon vonesat në Speciale, i quan të dobëta provat e Prokurorisë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Misetiq kritikon vonesat në Speciale, i quan të dobëta provat e Prokurorisë
Lajme

Misetiq kritikon vonesat në Speciale, i quan të dobëta provat e Prokurorisë

Kosova Times
Last updated: 2025/04/02 at 5:04 PM
Kosova Times Published April 2, 2025
Share
SHARE

Avokati i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, Luka Misetiq, në emër të mbrojtjes ka shprehur shqetësimin për kohëzgjatjen e procesit gjyqësor në Dhomat e Specializuara të Kosovë në Hagë. Sipas tij, procesi ka qenë i ngadalshëm dhe se koha e kaluar në paraburgim për Thaçin dhe  të tjerët është periudhë e humbur në jetën e tyre. 

 

“4 vjet e gjysmë në paraburgim, 4 vjet e gjysmë të cilat nuk mund t’i kthejnë kurrë mbrapa. Jam i zhgënjyer që u deshën 2 vjet e gjysmë që çështja e Prokurorisë të përfundonte, besoj se kjo çështje mund të përfundonte shumë më shpejt por jemi ku jemi tani”, ka thënë Luka Misetiq, avokat i ish presidentit Hashim Thaçi.

Për sa i përket provave të paraqitura nga Prokuroria, Misetiq vlerësoi se ato janë të dobëta dhe se sipas tij, shumë nga pretendimet e ngritura nuk janë mbështetur në fakte të forta.

“Nuk mund të flas për provat tani por mendoj se në fund të gjykimit do të shihni se pretendimet që nisën me raportin e Martyt nuk kanë thuajse asnjë lidhje me provat e paraqitura kundër Z. Thaçit në këtë gjykim për mbi 2 vjet. Në këtë kuptim jam shumë optimist për rezultatin që del nga ky rast, për Z. Thaçi, mendoj se provat kanë qenë shumë të dobëta dhe patjetër se do t’i argumentojmë këto para Trupit Gjykues në kohën e duhur. Por sikurse thashë, mendoj se këtyre 4 të akuzuarve u është marrë shumë kohë nga jeta dhe shpresojmë se do të përfundojë sa më parë”, tha Misetiq.

Misetiq duke folur dëshmitarët e mbrojtjes tha se disa prej tyre kanë dëshmuar në seanca publike dhe janë treguar shumë efektivë.

“Sërish nuk do ta komentoj specifikisht ndonjë dëshmitar tani, edhe po të ishte në seancë publike, sepse do t’i dëgjoni të gjitha këto argumente në kohën e duhur, por mendoj se çështja e cila është paraqitur nga ana e Z. Thaçi në fjalën hyrëse rreth rolit të tij në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës është vërtetuar përgjatë çështjes së Prokurorisë dhe tani neve na ka mbetur vetëm t’i argumentojmë këto para Trupit Gjykues. Kemi besimin se Trupi Gjykues e ka të njëjtën përshtypje për këtë rast sikur që e kemi ne dhe do ta presim aktgjykimin. Nëse ka drejtësi këtu, besoj se do të ketë rezultat shumë të mirë për Z. Thaçi në fund të krejt kësaj”, tha Misetiq.

Misetiq u shpreh i bindur se në fazën tjetër do të paraqiten fakte të mjaftueshme të cilat sipas tij do të dëshmojnë se kredibiliteti i provave të paraqitura nga Prokuroria është vënë në dyshim. Pavarësisht të gjitha sfidave, Misetiq mbetet optimist për një përfundim të drejtë të çështjes.

You Might Also Like

Triumfi i Shqipërisë ndaj Serbisë, Begaj: Ndeshje që do mbahet mend gjatë

Forcat e Armatosura Shqiptare të tretët në garën e `Cambrian Patrol`

Vetëvendosje e përmbylli fushatën elektorale në Prishtinë

Lladrovci thotë se në Drenas do të vazhdojnë edhe katër vjet

Kurti nga Podujeva: Do ta bëjmë qendër punësimi e ekonomie

Kosova Times April 2, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

78 trupa të punëtorëve të paligjshëm u gjetën ne miniere në Afrikën e Jugut

Kosova Times Kosova Times January 16, 2025
Autoritetet e Moskës do të shpërndajnë 300 gramë proshutë dhe 200 gramë troftë për familjet e të mobilizuarve
Ministria ruse e Mbrojtjes konfirmoi sulmin e Forcave të Armatosura të Ukrainës në anijen “Novocherkassk”
Maroku shkruan histori, dërgon në shtëpi Portugalinë
Izraeli kryen sulme ajrore në Bejrut dhe në veri të Libanit
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?