Shkruar nga: Boban BATRIĆEVIĆ ( Antena M )
Kur Milo Gjukanoviq pranoi axhendën evropiane dhe malazeze në fund të viteve nëntëdhjetë, ai u bë njeriu kyç në rajon në rrëzimin e Sllobodan Millosheviqit.
Kjo i dha fund thertores ballkanike të projektuar në Memorandumin e AShAS (Akademia e shkencave dhe artit te Serbise) . Pak më shumë se një dekadë pas largimit të Slobodanit në Hagë, AShAS publikoi një Memorandum të ri, këtë herë një version të rinovuar me disa këngë të reja, por me të njëjtat udhëzime.
Pengimi i Bosnje-Hercegovinës, pengimi i Kosovës dhe vazhdimësia e Malit të Zi, izolimi i plotë dhe errësira mediatike, te shtenat steroide te nacionalizmit serbomadh . Mirëpo, ashtu si Millosheviqi filloi të pengohet në Mal të Zi në fund të shekullit të 20-të, tani Vuçiqi po fillon të pengohet në Kosovë.
Ideja e tij perfide për të formuar të ashtuquajturën Asociacion i komunave serbe (lexo të ashtuquajturën Republika Srpska e re) do t’i lejonte atij të ndërhynte hapur në Kosovë, ashtu siç ndërhyn në realitetin e Bosnje-Hercegovinës dhe Malit të Zi. Por, ndryshe nga ato dy vende që janë plotësisht të paralizuara, Kosova sot ka vetëm forcën reale për të rrëzuar Vuçiqin dhe kështu ta çlirojë Ballkanin Perëndimor nga kërcënimi më i madh që ka parë që nga shfaqja e liderit të Gazimestanit.
Prandaj Vuçiq është nervoz, prandaj Albin Kurti është, siç thotë ai, “llum terrorist” dhe prandaj Albin Kurti është objektivi kryesor i dehumanizimit në fabrikën serbe mediatike kafsherore.
Propaganda dhe strategjia e Vuçiqit e bazuar në shembullin e Kurtit nuk po funksionon. Sepse Kurti i bën lëvizjet e tij ideologjike, patriotike dhe mbi të gjitha të pavarura. Edhe pse në Kosovë ka shumë kundërshtarë që e shohin politikën e tij si “vetëvrasëse”, veprimet e Kurtit po japin rezultate. Kushtetuta dhe ligjet e shtetit të Kosovës duhet të respektohen! Presionit të Vuçiqit i përgjigjet me shtyllën kurrizore. Ai i përgjigjet me fakte akuzave të Vuçiqit.
Vuçiq po dërgon ushtrinë në zonën kufitare me Kosovën. Flitet se nëse Kurti heq barrikadat, ushtria do të reagojë. Dhe tani vijmë te përfundimi. Nëse Vuçiq e bën këtë, Serbia më në fund do të zbulojë fytyrën e saj të ngjashme me Putinin para administratës së verbër evropiane dhe amerikane, besimi i së cilës te Vuçiç e ka sjellë Ballkanin Perëndimor në një fazë të paqëndrueshmërisë serioze. Atëherë nuk ka më kthim. Kërcënimi i integritetit territorial të Kosovës e çon Vuçiqin në një luftë totale dhe ai mund ta fitojë atë luftë me ushtrinë e tij të kalbur ashtu siç po fiton Putini në Ukrainë. Rënia e regjimit do të bëhet çështje ditësh.
Në anën tjetër, nëse ai nuk hyn me ushtrinë në Kosovë, dhe Kurti i heq barrikadat, pozita e Vuçiqit në Serbi do të bëhet shumë më e paqëndrueshme, sepse ai do të duhet të justifikohet para opinionin thellësisht të helmuar. Nuk ka më Trump që ta nderojë me stilolaps, nuk ka më Angela Merkel që ta përkëdhelë pas shpine. Ai do të bëhet tradhtar i realitetit serb të “Besëlidhjes serbe në Kosovë”.
Ku është Mali i Zi? Mali i Zi është në një pikë kthese. Situata në Kosovë tregon se protestat Jemi Ne duhet të shndërrohen në një lëvizje të përgjithshme shoqërore për çlirimin e Malit të Zi. Nuk ka shpresë në këtë apo atë lëvizje politike që nën presionin e BE-së dhe SHBA-së të bëjnë koalicion me DPS-në dhe me këtë të zgjidhin problemin e Malit të Zi.
Sepse kështu zgjidhet vetëm problemi i DPS-së dhe jo i shtetit. Nëse duam kthimin e Malit të Zi, duhet të kafshojmë me të gjitha forcat dhe të ngulmojmë sado e vështirë të jetë, rrugë, barrikada, bllokada, bojkot të të gjitha institucioneve. Një qëndrim i ashpër shpërblehet. Ja ku e keni Kurtin,mesohuni.