By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Tulla, baltë dhe nostalgji – fshati shqiptare Mandricë
June 7, 2025
Trikala: Nënë e bir u gjetën të vdekur në shtëpinë e tyre
June 7, 2025
Kreu i Dumës Ruse kërcënon Gjermaninë: Mos lejoni që gjithçka të përfundojë si Lufta e Dytë Botërore!
June 7, 2025
Në Uashington u dha alarmi. Ata nuk duan që t’u ndodhë skenari rus
June 7, 2025
Pamje të papara më parë. Filmuar të gjithë udhëtimin e dronit ukrainas nga kamioni deri te bombarduesi
June 7, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Herzog dekoron Ramën për `miqësinë e pathyeshme me popullin hebre
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Herzog dekoron Ramën për `miqësinë e pathyeshme me popullin hebre
Lajme

Herzog dekoron Ramën për `miqësinë e pathyeshme me popullin hebre

Kosova Times
Last updated: 2025/04/07 at 8:48 AM
Kosova Times Published April 7, 2025
Share
SHARE

Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog, i akordoi kryeministrit e Shqipërisë, Edi Rama, Medaljen Presidenciale të Nderit, në shenjë mirënjohjeje për mbështetjen e tij për Izraelin pas Masakrës së 7 Tetorit, për qëndrimin e guximshëm kundër antisemitizmit dhe për miqësinë e qëndrueshme me popullin hebre.

 

Ceremonia u krye, të dielën, në rezidencën e presidentit izraelit, ku kryeministri Rama shoqërohej nga bashkëshortja e tij, Linda Rama. Dy liderët zhvilluan një takim diplomatik me fokus zhvillimet rajonale dhe nevojën urgjente për të siguruar lirimin e pengjeve të mbajtur në Gazë.

“Jam krenar t’ju dhuroj Medaljen Presidenciale të Nderit – dekorata më e lartë civile në Izrael. Kjo medalje u jepet individëve që ndriçojnë botën me lidership të jashtëzakonshëm, qartësi morale, vlera demokratike dhe për miqësinë e pathyeshme me popullin hebre dhe me shtetin e Izraelit. Kur erdhi koha për t’i kthyer fjalët në vepra, ju i bëtë ballë kësaj sfide me guxim. Në orën tonë më të errët, pas sulmit të tmerrshëm të Hamasit ndaj Izraelit – sulmi më i kobshëm ndaj popullit hebre që nga Holokausti – ju refuzuat t’i dorëzoheshit presionit ndërkombëtar. Ju i qëndruat busullës tuaj morale dhe shprehët miqësinë e thellë dhe mbështetjen jetike për Izraelin.

Sipas traditës hebraike, bota qëndron mbi tri shtylla: drejtësia, e vërteta dhe paqja. Unë besoj se këto vlera – dhe ekuilibri midis tyre – përcaktojnë lidershipin tuaj dhe lidhjen e veçantë midis kombeve tona. Le të mbetet miqësia midis Shqipërisë dhe Izraelit një simbol i vullnetit të mirë në këto kohë të errëta, duke na kujtuar të gjithëve se integriteti dhe guximi janë gjithmonë zgjedhje – dhe se një e ardhme më e sigurt dhe e paqtë është e mundshme,” tha presidenti Herzog.

Në fjalën e tij, kryeministri Rama tha: “E kam për nder ta pranoj këtë çmim në emër të popullit shqiptar, dhe në radhë të parë, në emër të gjithë shqiptarëve – myslimanë dhe të krishterë – të cilët vunë veten dhe jetën e tyre në rrezik në orën më të errët të historisë moderne, dhe e kthyen vendin tonë të vetmin në Evropë që e mbylli Luftën e Dytë Botërore me më shumë hebrenj se kur ajo nisi. Ne bëjmë gjithçka që mundemi për të ngritur zërin ndaj antisemitizmit. Ne kemi miratuar legjislacionin dhe kemi promovuar edukimin për Holokaustin nëpër shkollat ​​tona, sepse për ne kjo nuk ka të bëjë vetëm me hebrenjtë, por me njerëzimin.“

Kryeministri Rama theksoi: “Në këtë moment veçanërisht të vështirë, në birucat e Hamasit po mbahen njerëz të pafajshëm. Dua ta përsëris: Shqipëria ka mbështetur gjithmonë zgjidhjen me dy shtete, por sipas mendimit tonë nuk ka për të pasur zgjidhje sa kohë që Hamasi është përqark. Hamasi nuk është një lëvizje rezistence. Hamasi janë nazistët e shekullit të ri dhe siç na ka mësuar historia – nuk ka kompromis me nazistët.”

You Might Also Like

Tulla, baltë dhe nostalgji – fshati shqiptare Mandricë

Osmani: Suksesi i ushtarakëve tanë në SHBA forcon rrugën drejt integrimit

Kurti takon kryetarin e VATRA-s: Zë i fuqishëm për çështjen shqiptare

Kurti: AKI ka treguar efikasitet të jashtëzakonshëm në mbrojtjen e shtetit

Garë miqësore shahu mes Policisë së Kosovës dhe KFOR-it amerikan

Kosova Times April 7, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

HRW: Një vit plot tensione, kërcënime dhe shkelje të të drejtave të njeriut

Kosova Times Kosova Times January 12, 2023
Hasani: Serbia të ndalojë së dërguari ushtrinë në kufi me Kosovën
Boshnjaku 88-vjeçar mban formën me parashutizëm
Projektligji për gjykim të arsyeshëm përtej qëllimit legjitim rrezikon që të krijoj kaos në gjyqësor
Përkujtohen ushtarët britanikë që humbën jetën gjatë shërbimit në Kosovë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?