By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Plazhi “që duhet parë patjetër” ka rregulla që jo të gjithëve do t’u pëlqejnë
June 7, 2025
Tarifa e hyrjes për Ada e Bunës 2025: Gjithçka që duhet të dini
June 7, 2025
Në bregdetin e Adriatikut: A është kjo pishina natyrore më e bukur në botë?
June 7, 2025
Fluks i lartë turistësh në pikat kufitare doganore në Shqipëri
June 7, 2025
Zgjedhen top dhjetë plazhet më të bukura në Evropë
June 7, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kurti: Kosova nuk ka plan B për anëtarësim në BE
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Kurti: Kosova nuk ka plan B për anëtarësim në BE
Ballina 1Lajme

Kurti: Kosova nuk ka plan B për anëtarësim në BE

Kosova Times
Last updated: 2025/04/07 at 6:21 PM
Kosova Times Published April 7, 2025
Share
SHARE

Dallimi midis Rusisë dhe Kinës qëndron në faktin se Rusia dëshiron të ndajë Evropën dhe të na shkatërrojë, ndërsa Kina dëshiron të bëhet SHBA. Kështu vlerësoi kryeministri në detyrë, Albin Kurti, gjatë një diskutimi të organizuar nga Qendra për Studimin e Politikave Evropiane me seli në Bruksel.

 

Sipas Kurtit, presidenti amerikan Donald Trump po synon përfundimin sa më të shpejtë të luftës në Ukrainë, pasi, sipas tij, të gjithë kohën dhe energjinë e ka përqendruar në një tjetër fushëbetejë – luftën me Kinën.

“Sa herë që thotë diçka për Ukrainën ose Rusinë, ata tashmë janë në atë fjali duke menduar për Republikën Popullore të Kinës. Pra, në këtë aspekt, mendoj se shumë do të vendoset në disa vitet e ardhshme, por çfarë do të ndodhë… atë gjë vërtet nuk e di. Megjithatë, nuk mendoj se brezi ynë mund të dalë me modele më të mira prosperiteti dhe sigurie sesa Bashkimi Evropian dhe NATO, ku Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të domosdoshme. Unë kam qenë gjithmonë kundër amerikanëve anti-evropianë dhe kundër evropianëve anti-amerikanë. Le të shpresojmë se do të kemi racionalitet të mjaftueshëm për të mos harruar kurrë se kush ishte armiku ynë më i madh dhe i përbashkët”, tha Kurti.

I pyetur për procesin e normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë, Kurti vlerësoi se situata do të ishte më e favorshme nëse të dyja vendet do të ishin pjesë e Bashkimit Evropian, ose të paktën të përafruara me bllokun evropian. Por ai tërhoqi vërejtjen se Serbia ka një qasje kundërthënëse ndaj të gjithë fqinjëve të saj.

“Mendoj se Serbia ka një pyetje të dyfishtë për veten: cilat janë hapat e saj në shekullin XXI në raport me fqinjët? Sepse kam përshtypjen se disa nga fqinjët që nuk janë në BE, Serbia i njeh de jure, por jo de facto – si Bosnjën dhe Hercegovinën dhe Malin e Zi. Ndërsa në rastin e Kosovës, kam përshtypjen se e njeh de facto, por jo de jure. Pra, statusi i Serbisë duhet të zgjidhet në këtë shekull dhe zhvillimet sociopolitike të këtyre ditëve në këtë shtet janë vendimtare”, shtoi Kurti.

E pashmangshme gjatë debatit ishte edhe çështja e formimit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe. Me këtë rast, kryeministri në detyrë vlerësoi se presidenti serb më shumë e urren pavarësinë e Kosovës sesa që e dëshiron Asociacionin. Kërkesa për formimin e këtij organi, sipas tij, po instrumentalizohet si mjet për urrejtje – e kjo sipas tij, është arsyeja pse palët ndodhen në një qorrsokak.

Kryeministri Kurti përgjatë fjalimit të tij dhe diskutimit theksoi se Kosova nuk ka plan B për anëtarësimin e saj në Bashkimin Evropian, dhe se zgjerimi i Bashkimit Evropian duhet të jetë strategjik, i bazuar në merita dhe real.

Ai ritheksoi se anëtarësimi në Bashkimin Evropian dhe NATO janë qëllime strategjike të Kosovës.

“Ne jemi reformuar, forcuar dhe përafruar me standardet e Bashkimit Evropian”, u shpreh Kurti, duke shtuar se “Kosova ka treguar se është një partnere e besueshme e BE-së dhe beson fuqishëm në të ardhmen e saj evropiane, andaj është koha që BE-ja gjithashtu të tregojë se e sheh Kosovën si pjesë e të ardhmes së saj – gjë që do ta forconte edhe më shumë tej përkushtimin e vendit tonë ndaj agjendës evropiane”, tha Kurti.

You Might Also Like

Arrestohen dy persona në Komoran për sulm dhe grabitje me armë

Dhunë ndaj të miturit në Pejë, arrestohet babai

Mot i nxehtë dhe me diell këtë të shtunë në Kosovë

DASH: Ballkani, pjesë e strategjisë amerikane për dëbimin e migrantëve

Task Forca Ajrore e KFOR-it me komandant të ri

Kosova Times April 7, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Kuitni

Data e lindjes zbulon rrugën tuaj të jetës: Ja kur lindin ata që janë të destinuar për sukses dhe lumturi

Kosova Times Kosova Times January 3, 2024
S’ka vendim për tarifat e reja të energjisë, komentët bëhen edhe sot
Skënderbeu, besimi i tij dhe orientimi i tij Perëndimor
Luftë në Ballkan apo luftë për klikime online?
Homan: Përparësi, largimi i emigrantëve që janë kërcënim për sigurinë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?