By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Ngrohtë nga pista: Të gjitha trendet e rrobave të banjës në Miami në një vend
June 4, 2025
Zakharova mbi eksportin e armëve serbe: Në Moskë, ata besojnë se Serbia është e vetëdijshme për rrezikun që dërgesat e saj të armëve të bien në duart e regjimit të Kievit
June 4, 2025
Mbretëresha e cosplay-it Cyrus nga një divë popi në një metaliste, tash rock
June 4, 2025
Bloomberg: SHBA-të nuk do të ofrojnë mbrojtje ajrore për trupat evropiane në Ukrainë
June 4, 2025
Paralajmërim dramatik nga kryeministri moldav: Rusia dëshiron të vendosë 10,000 trupa në rajonin separatist
June 4, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Tualetet në Kazermë, alarm për institucionet e shtetit!
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Opinion > Tualetet në Kazermë, alarm për institucionet e shtetit!
Opinion

Tualetet në Kazermë, alarm për institucionet e shtetit!

Kosova Times
Last updated: 2025/04/10 at 8:07 AM
Kosova Times Published April 10, 2025
Share
SHARE

Shkruan: Florim ZEQA

Gjendja mjeruese në 30 objektet e Kazermës “Adem Jashari” në Prishtinë në radhë të parë e paraqet fytyrën e shtetit, pastaj organogramin e keq të menaxhimit të Kazermës namëmadhe “Adem Jashari” në Prishtinë.

Alarm për institucionet e shtetit

Publikimi i pamjeve të tualeteve në lajmet qendrore të mbrëmjes që përkojnë me kohen e ngrënies së darkës në familjet tona, përveçse lëshim mediatik, ishte pak më tepër se kaq, ishte shqetësuese dhe irrituese, e gërditshme dhe e neveritshme për qytetarët e Kosovës!

Mirëmbajtja brenda hapësirave përreth dhe brenda Kazermës së një ushtrie është dhe duhet të jetë në radhë të parë detyrë e ushtarëve dhe përgjegjësi e stafit komandues, duke përfshirë ministrin e FSK-së.

Në traditen patriarkale të familjeve shqiptare mirëmbajtja e oborrit dhe pastërtia e tualeteve (nevojtoreve) e ka shpërfaqë nivelin kulturor të familjes dhe zbardhjen e fytyrës së kryefamiljarit.

Bazuar në këtë maksimë popullore, pamjet e tualeteve në brendi të Kazermës “Adem Jashari”, e shpërfaqen keq zinxhirin komandues deri tek ushtari i fundit, por, për më keq se kaq, e ka shpërfaqë edhe fytyrën e shtetit të Kosovës përballë qytetarëve të vendit, të cilët e duan dhe respektojnë Ushtrinë e shtetit të tyre.

Pas pamjeve mjeruese në brendinë e Kazermës kryesore në vend, nuk e besojë që ka qytetarë të vendit që e kanë ndierë vetën mirë, me përjashtim të armiqve të Kosovës!

Mosfunksionimi i zinxhirit komandues, shkaktar i problemeve

Ata që e kanë përfunduar shërbimin ushtarak në ish armatën jugosllave e dinë mirë rolin e “Çatës”, i cili ishte një emër jo zyrtar ushtarak i cili merrej me punë administrative në Kazermë, siç janë: caktimi i ushtarëve për pastrimin e ambienteve të jashtme (oborrit dhe fushave sportive) dhe atyre të brendshme të Kazermës siç janë tualetet, dhomat e fjetjes, korridoret, shkallët, zyrat e oficerëve të lartë, lëshimin e lejeve të ushtarëve për dalje në qytet si dhe shpërndarjen letrave që u vinin ushtarëve nga familjarët e tyre.

Kur jemi në këtë segment, Mensa e Ushqimit në Kazermë ishte e menaxhuar kryesisht nga ushtarët dhe me kuzhinierë profesionist nga jashtë që paguheshin nga shteti

Me siguri edhe në Ushtrinë e Kosovës (FSK), sipas organogramit do duhej të ishte një ‘Çatë’ që merret me punët administrative të secilës Kazermë në Kosovë!

Mirëpo fatkeqësisht, aspektet e sipër cekura të higjienës dhe ushqimit në Kazermat e FSK-së deri më tani janë bërë përmes kompanive tenderuese, përmes të cilave përfitojnë të mëdhenjtë në pushtet përmes aferave korruptive të tenderëve një burimor, të cilëve kur nuk u shkojnë punët mirë, e ndërprenë furnizimin e ushtarëve me ushqim dhe veshmbathje, me pastrim të objekteve nga brenda, përfshirë tualetet që duhet të pastrohen dhe mirëmbahen në baza ditore.

Nuk është turp për secilin ushtarë të FSK-së nëse një herë një muaj apo në dy muaj e pastron tualetin në Kazermën të cilës i shërben dhe paguhet nga shteti.

Përfundimisht duhet të ndryshoj organogrami i menaxhimit të Kazermave të FSK-së, filluar nga ushqimi, veshmbathja, pastrimi dhe aspektet e tjera higjienike-sanitare të cilat duhet të jenë nën kontrollin e plotë të stafit menaxhues të FSK-së dhe të paguara drejtpërdrejt nga buxheti i shtetit e jo përmes tenderomanisë fitimprurëse të oligarkëve të lidhur me pushtetin.

You Might Also Like

Populli po poshtrohet nga njerëzit e pa menqur të skenës sonë politike!

Muçaj: Mjaft më me drejtues mediokër!

A eshte kjo gazetari ?!

Rusia akuzon Serbinë për tradhti

Fushata e Serbisë për të paraqitur serbët si pasardhës të ilirëve

TAGGED: #Florim Zeqa
Kosova Times April 10, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

LDK: Qeveria menjëherë të gjejë zgjidhje, po dëmtohen nxënësit

Kosova Times Kosova Times September 19, 2022
Sky News publikoi një kontratë për furnizimin me armë nga Irani në Rusi
Numri i të vrarëve në Gazë rritet në mbi 38.000
Weah transferohet te Juventusi
Fatih Karabaxhaku dhe Alma Mehmeti kampion të kampionatit individual të Kosovës për U21 “Adem Jashari”
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?