Lajmin e ka konfirmuar për RTKlive zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

“Në aksident janë përfshirë dy vetura. Tre persona kanë pësuar lëndime trupore, ndërsa njëri prej tyre është dërguar pa shenja jete në Spitalin Rajonal të Pejës, ku mjekët kanë konstatuar vdekjen e tij,” ka deklaruar Rugova.

Njësitet policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.