By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Trump flet për buxhetin ushtarak për Ukrainën, ndërsa Hegseth sinjalizon reduktim në programin e vogël prej 300 milionë dollarësh
June 11, 2025
“Ulur në dy karrige”: Vuçiç zyrtarisht në Ukrainë sot, për herë të parë që nga fillimi i agresionit rus
June 11, 2025
Aktivisti brazilian nga një anije me destinacion Gazën nisi grevë urie nën arrest izraelit
June 11, 2025
Rusia kreu një sulm të ri me dron në Kharkiv, dy persona u vranë
June 11, 2025
“Getaway Magazine”: Shqipëria, destinacioni sekret i Mesdheut
June 11, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Filloi seanca e konstituimit të Kuvendit të Kosovës
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Filloi seanca e konstituimit të Kuvendit të Kosovës
Ballina 1Lajme

Filloi seanca e konstituimit të Kuvendit të Kosovës

Kosova Times
Last updated: 2025/04/15 at 11:12 AM
Kosova Times Published April 15, 2025
Share
SHARE

Ka filluar seanca konstituive e Legjislaturës së IX të Kuvendit të Republikës së Kosovës, e dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit. Seanca po drejtohet nga deputeti më i vjetër, Avni Dehari (LVV) dhe deputetja më e re, Sala Jashari (PDK).

 

RTK po transmeton program special dhe të gjitha zhvillimet që kanë të bëjnë me Kuvendin.

Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje arrijnë në Kuvend

Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje kanë arritur në Kuvend, për të marrë pjesë në seancën konstituive të Legjislaturës IX të Kuvendit të Republikës së Kosovës, e dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit. Mimoza Kusari-Lila, mohoi se është emër për kryeparlamentare. Duke hyrë në seancën konstituive, kryetari i VV-së, Albin Kurti, nuk ka komentuar nëse i kanë numrat për ta formuar qeverinë.

Bajrami: LDK nuk ka votë për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, tha se LDK nuk ka votë për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit të Kosovës. Ndryshe Hykmete Bajrami do të jetë shefja e re e Grupit Parlamentar të LDK-së. “Grupi parlamentar i LDK-së nuk ka ndërruar asnjë qëndrim, ne nuk do ta votojmë propozimin. Ne konsiderojnë që nëse Lëvizja Vetëvendosje ka propozim për emrin e kryetarit të Parlamentit, duhet t’i ketë edhe votat për ta votuar atë”, tha ajo.

Berisha: Do të votoj për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit

Kryetari i Partisë Liberale Egjiptiane, Veton Berisha, para seancës tha se do të votojë për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit të Kosovës.

“Akoma nuk kemi propozim për kryetar të parlamentit. Jam deputet i Kuvendit të Kosovës. Absolutisht për, sepse jemi për të ndërtuar institucione e pastaj shohim çfarë bëjmë. Si PLE nuk ka rëndësi emri për kryetar të kuvendit. Me rëndësi është ndërtimi i institucioneve”, ka theksuar ai.

Rashiqi konfirmon se do votojë pro formimit të Qeverisë Kurti

Kryetari i Partisë për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë, Nenad Rashiq, ka thënë se komuniteti serb do të jetë i përfaqësuar në qeverinë e re.

Po ashtu Rashiq konfirmoi se do votojë pro formimit të Qeverisë Kurti. “Po do të votoj sot edhe për qeverinë”, tha ai. Sipas tij përfaqësimi më adekuat në këtë moment është që partia më e madhe shqiptare me udhëheqë vendin në aspektin e kuvendit dhe qeveritar.

Emilja Rexhepi rikonfirmoi përkrahjen për krijimin e Qeverisë së re.

Zëvendëskryeministrja në detyrë, Emilja Rexhepi, rikonfirmoi se do ta mbështesë votimin e Qeverisë së re.

“Patjetër që do ta votojë Qeverinë. Ne jemi pjesë e Qeverisë. Unë nuk e kam marrë atë ofertën që të jem ministre. Jemi pjesë e Qeverisë 3”, tha Rexhepi. Ajo është pyetur se a e ka marrë pozitën e ministres Duda Balje, Rexhepi u përgjigj. “Dikush prej boshnjakëve duhet të jetë. Unë nuk jam kundër. Këtë e vendos kryeministri”, tha Rexhepi.

Haradinaj: AAK do të kenë qëndrim të përbashkët me opozitën për qeveri

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, tha se si AAK do të kenë qëndrim të përbashkët me opozitën për qeverinë, kurse sa i përket zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit nuk do bëjë pengesa.

“Kemi deklaruar dje se ne mbesim me qenë në princip që me u konstitua kuvendi, mirëpo do të marrim qëndrim të përbashkët me opozitën,  sa i përket për zgjedhjen për kryetar të kuvendit, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës nuk do të bëjë pengesa”, tha ai.

Limaj ka uruar që sot të mund të bëhet konstituimi i Kuvendit të Kosovës.

Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj pak minuta më parë ka arritur në Kuvendin e Kosovës. Limaj është pyetur nga gazetarët nëse ka zhvilluar ndonjë takim me përfaqësues të Lëvizjes Vetëvendosje, por ka refuzuar të jepte ndonjë përgjigje. Megjithatë, Limaj ka uruar që sot të mund të bëhet konstituimi i Kuvendit të Kosovës.Limaj ka uruar që sot të mund të bëhet konstituimi i Kuvendit të Kosovës.

Hasani, PDK: Kemi thënë se nuk do ta votojmë Qeverinë Kurti

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Nait Hasani, ka arritur në Kuvendin e Kosovës për të marrë pjesë në seancën konstituive të kuvendit.

Ai u shpreh për media se është i vendosur që të mos e votojë Qeverinë Kurti. “Ne kemi thënë se nuk do ta votojmë Qeverinë Kurti,” ka deklaruar deputeti i PDK-së Hasani.

You Might Also Like

Mblidhet KQZ-ja, pritet miratimi i planit për Zgjedhjet Lokale

Mot me diell dhe vranësira të shpërndara

26 vjet nga fundi i Serbisë në Kosovë

Bislimi: Sorensen, vizion të qartë për dialogun, Serbia po saboton procesin

Konfirmohet vrasja e vajzës nga Vitia në Grac të Austrisë

Kosova Times April 15, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

LDK i çon emrat e kandidatëve në KQZ, Abdixhiku: Lista fituese – Kush është në dhjetëshen e parë?

Kosova Times Kosova Times December 11, 2024
SBU raporton arrestimin e operativëve të inteligjencës së Moskës që komplotonin një sulm terrorist në Kiev
Kryeministri Kurti u mirëprit nga bashkatdhetarë në Bashkësinë Shqiptare të BeH
“Kjo është e drejta sovrane e çdo vendi” – Kremlini pranon të drejtën e Ukrainës për t’u anëtarësuar në BE
Vuçiq e quan “hipokrit” reagimin e ndërkombëtarëve për ndalimin e qytetarëve të Kosovës
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?