Sipas njoftimit nga Ministria e Mbrojtjes, si pjesë e këtij partneriteti, po vazhdojnë përgatitjet për zbarkimin e përbashkët të njësive të Forcës së Sigurisë së Kosovës me ato të Gardës Kombëtare të Iowa-s në Shtetet e Bashkuara.

“Gjithashtu, në kuadër të Programit të Partneritetit Shtetëror, të dy palët u pajtuan për të avancuar më tej bashkëpunimin përmes trajnimeve, shkollimeve, stërvitjeve dhe aktiviteteve të tjera ushtarake të përbashkëta”, thuhet në njoftim.

Tutje theksohet se Maqedonci shprehu mirënjohjen e tij ndaj Gjeneral Osborn dhe përmes tij, falënderoi Shtetet e Bashkuara për mbështetjen e vazhdueshme dhe të pakursyer ndaj forcave të sigurisë së Kosovës.