By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Shtëpia e Bardhë më e pasur në histori: Administrata Trump ka 12 miliarderë
December 13, 2025
58 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
December 13, 2025
Çmimet në prag të festave të fundvitit, qytetarët ankohen
December 13, 2025
Moti sot i vranët, me mjegull dhe me intervale me diell
December 13, 2025
Osmani sot pritet në audiencë nga Papa Leo XIV në Pallatin Apostolik
December 13, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Tre të vrarë dhe 31 të plagosur në sulmin rus me dronë në qytetin Dnipro
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Tre të vrarë dhe 31 të plagosur në sulmin rus me dronë në qytetin Dnipro
Lajme

Tre të vrarë dhe 31 të plagosur në sulmin rus me dronë në qytetin Dnipro

Kosova Times
Last updated: 2025/04/17 at 4:12 PM
Kosova Times Published April 17, 2025
Share
SHARE

Ukraina njoftoi se sot se tre persona u vranë dhe 31 të tjerë u plagosën në një sulm rus me dronë në qytetin juglindor Dnipro.

 

“Një sulm masiv me UAV (mjete ajrore pa pilot) çoi në pasoja tragjike. Tre persona vdiqën në Dnipro, përfshirë një fëmijë”, thuhet në një deklaratë të publikuar në Telegram nga guvernatori i Dnipropetrovskit, Serhiy Lysak.

Lysak tha se sulmi i së mërkurës vonë la 31 persona të tjerë të plagosur, përfshirë 10 të shtruar në spital.

Ai shtoi se punëtorët komunalë ndodhen në vendin e sulmit dhe se policia dhe organizatat humanitare kanë ngritur tenda. “Të paktën 15 ndërtesa u dëmtuan, përfshirë konvikte studentore, institucione arsimore dhe fabrika të përpunimit të ushqimit”, tha gjithashtu në Telegram kryebashkiaku i Dnipros, Borys Filatov, , transmeton Anadolu.

DTEK-ja, një ofrues privat ukrainas i energjisë, tha në një deklaratë se ndërtesat dhe pajisjet në një nga vendet e saj të prodhimit në rajonin e Dnipropetrovskit janë dëmtuar rëndë. “Për fat të mirë, asnjë punonjës nuk u lëndua”, shtoi DTEK-ja.

Ndërkohë, Forcat Ajrore të Ukrainës pretenduan se mbrojtja ajrore e saj kapi 25 nga 75 dronë rusë, që kanë prekur rajonet Donetsk, Kharkiv, Sumy dhe Dnipropetrovsk gjatë sulmeve gjatë natës.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy përsëriti thirrjen e tij për të ushtruar më shumë presion ndaj Rusisë për t’i dhënë fund konfliktit dhe për të siguruar një paqe të qëndrueshme.

“Çdo paketë mbrojtëse nga partnerët tanë për Ukrainën tani, çdo formë e mbështetjes nga bota për qëndrueshmërinë tonë, është fjalë për fjalë mbrojtje e jetëve”, tha ai në X.

Po ashtu, kryeministri ukrainas Denys Shmyhal u bëri thirrje partnerëve të Kievit që të përgjigjen “me forcë dhe vendosmëri ndaj bombardimeve të përditshme të qyteteve ukrainase dhe vrasjeve të civilëve”. Autoritetet ruse nuk kanë komentuar menjëherë mbi sulmin.

You Might Also Like

58 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

Moti sot i vranët, me mjegull dhe me intervale me diell

Osmani sot pritet në audiencë nga Papa Leo XIV në Pallatin Apostolik

Moti në Shqipëri me diell në të gjithë vendin

Kurti: S`heqim dorë nga punët e mira e shërbimi ndaj të mirës së përbashkët

Kosova Times April 17, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Zihet duke vjedhur thëngjill, arrestohet

Kosova Times Kosova Times December 29, 2023
Absurde nga Presidentja që kërkon ‘MASË TË PËRKOHSHME’ nga Gjykata kushtetuese nga abuzimet e deputetëve
Publikohet letra që i niset BE-së, ShBA-së dhe Britanisë për marrëdhëniet e situatën e tanishme Kosovë-Serbi
Nga “miliarda e artë” te lufta kundër Satanait: Cilat janë të gjitha teoritë e konspiracionit që “vërtiten” midis udhëheqjes ruse?
Gjuan me armë në ajër, i konfiskohet revolja
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?