By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Zbulohet motivi i masakrës në plazhin e Sidneit: Policia njoftoi se dyshohet se një sulmues i tretë ka marrë pjesë në të shtënat masive
December 14, 2025
Haradinaj për Mujë Krasniqin: Mbrojti nderin e atdheut
December 14, 2025
Shtëpia e Pierre Cardin në Côte d’Azur është aq e mirë sa hyri në tekstet shkollore të arkitekturës
December 14, 2025
30 Vjet Pas Daytonit – Mësime për Sot
December 14, 2025
Hamza nderon Mujë Krasniqin dhe 41 dëshmorë të UÇK-së
December 14, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Një çmim për letërsinë në Divjakë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Opinion > Një çmim për letërsinë në Divjakë
Opinion

Një çmim për letërsinë në Divjakë

Kosova Times
Last updated: 2025/04/20 at 1:20 PM
Kosova Times Published April 20, 2025
Share
SHARE

Ben BLUSHI

Dje isha i ftuar në Divjakë ku nga shoqata e gazetarëve të Fierit, mu dha çmimi Aristidh Kola për kontributin në media dhe letërsinë postmoderne shqiptare.

Deri dje nuk e dija se prej 5 vjetësh ekzistonte ky çmim, që mban emrin e një arvanitasi të madh si Aristidh Kola, i cili ia dedikoi jetën qytetërimit të vjetër shqiptar për të cilin besonte se është edhe më i vjetër se qytetërimi helen.

Atmosfera e Divjakës ishte shumë e bukur, qyteti ishte i mbjellë me lule, vajzat e vogla kërcenin valle myzeqare, ndërsa kryetari i Bashkisë mbante në kokë një takije të bardhë, si Vlashi që i hipën kuajve të kuq, në filmin e babait tim Pylli i Lirisë.

Kur isha i vogël babai më çonte shpesh në Divjakë për të ngrënë një peshk që unë nuk e haja dot nga halat, poshtë pishave ku xhiroheshin filmat e kinostudios.

Dy vjet më parë isha kthyer në Divjakë për të fotografuar plazhet e zhveshura që laguna i zvogëlon çdo ditë nga pak, duke i gëlltitur si e uritur bashkë me peshqit, halat e të cilëve tani nuk më frikësojnë më.

Unë bëra dhe dje shumë fotografi, disa vajza ishin zhveshur dhe po merrnin rreze, disa peshkatarë po kapnin ndonjë merluc, disa djem luanin me top, ca francezë ecnin zbathur në rërë, ndërsa makinat ngecnin në llucën e lagunës mikpritëse.

Kur dielli u fsheh pas një reje të lehtë, u largova nga Divjaka me një kujtim më shumë nga ceremonia e çmimit, bashkë me pllakën e çmimit, për të cilin falenderoj mikun tim Lad Muca, një gazetar kurajoz, që i ngjan një personazhi të shkrimtarit të madh peruan, Mario Vargas Ljosa i cili u nda nga jeta para një jave.

You Might Also Like

30 Vjet Pas Daytonit – Mësime për Sot

Partitë politike që veprojnë kundër shtetit të Kosovës duhet të përjashtohen nga zgjedhjet e 28 dhjetorit

8 Dhjetori i “thyer”!

BURSAÇ: A është Beogradi qendra e operacioneve ruse në Evropë?

Belinda Balluku-kur sulmet ndaj një figure kyçe cënojnë vetë shtetin!

Kosova Times April 20, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Vuçiq u prit nga Macron në Pallatin Elysee, pasuar nga një drekë pune

Kosova Times Kosova Times April 9, 2025
Bielamowicz: Serbia shembull i prapambetjes në rritje që nga viti 2014
Bajrami e LDK-së, kritika ndaj qeverisë Kurti
Kamera e radarë, ja 14 segmentet rrugorë që do monitorohen
Pas rrëzimit të aeroplanit të Azerbajxhanit, marrëdhëniet mes Baku dhe Moskës janë në krizë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?