Paditësi Nol Nushi, i cili është anëtar i Partisë Socialdemokrate, ka njoftuar për vendimin.

Ditë e mirë me ju tregu qe ankesa jonë ka pasë efekt. Në muaji mars bashkë me shumë nga ju që më keni dërgu fotografi kam bërë ankesë ndaj shkeljes së ligjit nga KESCO qe na sillte faturat pa zarfa. Ankesa kishin bërë edhe qytetarë të tjerë para nesh. Agjensia për Informim dhe Privatësi më njoftoi që kanë dënuar KESCO-n me 25.000€ gjobë”, ka shkruar ai në facebook.

Noli më tej e ka cilësuar gjobën “si të ulët”, sepse sipas tij, KESCO ka pasur më shumë se 6 muaj kohë për mos përsëritje të këtij akti.