Deputeti i zgjedhur nga grupi parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje, Faton Peci në prag të vazhdimit të seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, ka thënë se Albulena Haxhiu mbetet kandidate për kryeparlamentare.
“Të shohim. Deri në këtë fazë është Albulena”, ka thënë Peci i pyetur nga gazetarët për kandidatin për kryeparlamentar.
“Ne kandidaten e kemi propozuar, tash duhet të presim që t’i marrë votat e nevojshme për të vazhduar me hapat e konstituimit. Votat tona siç i kishim para dy ditësh i kemi edhe sot , duhet t’i pyesni partitë e tjera për votat e tyre”, ka thënë deputeti tjetër i zgjedhur i LVV-së, Hajrullah Çeku.
Seanca konstituive pritet të vazhdojë sot në orën 15:00, me pikat e mbetura nga e shtunja, e që janë zgjedhja e kryetarit të Kuvendit dhe zgjedhja e nënkryetarëve të Kuvendit.