Në një postim në Facebook, Haxhiu ka shkruar se krimet e luftës do të ndëshkohen sepse drejtësia nuk ka alternativë.

“Përgëzoj institucionet për arrestimin e tre qytetarëve të nacionalitetit serb të dyshuar për krime lufte ndaj popullatës civile në Burgun e Lipjanit në vitet 1998-1999. Krimet e luftës do të ndëshkohen. Që nga fillimi i mandatit jemi angazhuar në adresimin e krimeve të luftës sepse drejtësia nuk ka alternativë”, ka shkruar Haxhiu.