Sipas policisë, hetimet kanë zbuluar dyshime të bazuara për shkelje të procedurave ligjore gjatë regjistrimit të të dhënave personale të një personi në sistemin civil.

Personi i dyshuar, zyrtar i gjendjes civile, është intervistuar në praninë e avokatit dhe me vendim të prokurorit kompetent është ndaluar për 48 orë. Ndërkohë, një tjetër person i përfshirë në rast është liruar në procedurë të rregullt.

Policia bën të ditur se veprimet janë ndërmarrë në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë Themelore në Gjilan, ndërsa hetimet janë ende në vazhdim.