Disa pseudo historian serb kanë duke përdorë teori konspiracioni po përpiqen ta portretizojnë Aleksandër Rankoviqin si njeri që favorizonte shqiptarët! Njëshi i policisë jugosllave Rankoviq ishte ai që kreu krimet më të mëdha. Por disa historian serb thonë se ai nuk ishte mbrojtës i serbëe dhe se kjo është propagandë e “rreme” komuniste. Ndonëse për vite me radhë paraqitej si dikush që kundërshtonte Titon për mbrojtjen e serbëve, sipas tyre faktet flasin ndryshe. Rankoviqi ishte komunist besnik deri në fund të jetës së tij dhe zbatoi vazhdimisht politikën partiake, edhe kur kjo ishte në dëm të popullatës serbe. Duke iu referuar bashkëshortes së divorcuar të presidenit të atëhershëm jugosllav Jovanka Broz, media serbe thonë se Rankoviq ka punuar aktivisht në “emigrimin” e shqiptarëve nga Shqipëria në Kosovë!. Në atë kohë, planet komuniste përfshinin “bashkimin” e mundshëm të Shqipërisë me Jugosllavinë. Ironia më e madhe është kur ata thonë se përkundër që shumë shqiptarë ishin bashkëpunëtorë me pushtuesit fashistë, komunistët i” shpërfillën” këto krime dhe u hapën derën “emigrimit” masiv të tyre. Kjo politikë më vonë rezultoi kundër udhëheqjes komuniste, pasi po këta shqiptarë treguan armiqësi ndaj Jugosllavisë së re. Sa i përketë zhvendosjes se shqiptarëve të Kosovës në Turqi, ata fajësojnë Josip Broz Titon. “Rankoviq e kundërshtoi këtë ide, por megjithatë e zbatoi politikën e partisë. Ai organizoi një fushatë për mbledhjen e armëve nga shqiptarët në vitin 1956, e cila ishte një presion për të bërë sa më shumë prej tyre të deklaroheshin turq dhe të emigronin. Megjithatë, pavarësisht se mësoi se disa zyrtarë shqiptarë po bashkëpunonin me Shërbimin Informativ Shqiptar, Rankoviç refuzoi të nisë hetime kundër tyre”, theksohet në një video.
Madje gënjeshtra më e madhe e tyre pa mbulesë është kinse nën ndikimin e, Kosovës iu dha statusi i një krahine autonome brenda Serbisë në vitin 1963, duke hedhur themelet për kërkesat e mëvonshme për statusin e Republikës. Duhet kujtuar se Rankoviq nga viti 1946-53 në kohën e rrezhimit ushtarak në Kosovë ishte minisër i brendshëm jugosllav. Në të gjitha krimet ndaj popullatës shqiptare qëndron gishti i tij. Ai ng viti 1963-66 ishte nënkryetar i ish RSFJ. Ai ishte shkarkuar nga cdo funksion më 1966 në Plenumin e Katërt të Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Jugosllavisë, nën akuzën për ndjekjen e një politike të pabarazisë kombëtare dhe për keqpërdorim të pozitave të tij në shërbimin e sigurimit. Ai u përjashtua nga detyra dhe më pas u largua nga detyra e Lidhjes komuniste. Pas shkarkimit, ai u tërhoq nga jeta publike dhe jetoi një jetë të izoluar deri në vdekjen e tij në gusht 1983. Në varrimin e tij, , morën pjesë rreth 100.000 njerëz, që përfaqësonte një lloj proteste dhe mosmarrëveshjeje me politikën e atëhershme aktuale. Duhet kujtuar se në vitin 1945, në Kosovë u dënuan me burgim mbi 2.086 persona, me gjithsej 14.810 vjet e 6 muaj. Në periudhën 1956–1980, 901 persona u burgosën dhe u dënuan me 6,397,1 vjet burg. Sipas shtypit shqiptar, rreth 36.000 shqiptarë u vranë nga forcat partizane titiste pas Luftës së Dytë Botërore. Sipas shënimeve të kohës në fillim të vitit 1945, autoritetet jugosllave pushkatuan më shumë se 1000 shqiptarë nga Kosova në mënyrë të paligjshme dhe pa gjykim në territorin e shtetit shqiptar.Shumë krime jugosllave u evidentuan nga zyrtarë të lartë të shtetit shqiptar si Nesti Kerenxhi, ish-zëvendësministri i Brendshëm, nënkoloneli Zoi Themeli, ish-zyrtar i lartë i Sigurimit të Shtetit dhe Shefqet Peçi. Ndërmjet viteve 1944 dhe 1946, në qytetin e Mitrovicës u masakruan më shumë se 2000 shqiptarë nga Brigada VI Kosmet jugosllave.Ndërmjet viteve 1953 dhe 1967, 408 000 shqiptarë u dëbuan për shkak të politikës së Rankoviqit. Rreth 30,000 njerëz iu nënshtruan torturave dhe 103 njerëz humbën jetën si pasojë e këtyre torturave dhe rreth 10,000 njerëz mbetën invalidë të përjetshëm.Rankoviç gjithashtu minimizoi dhe minimizoi masakrën e Tivarit në 1945. Me qëllim të destabilizimit të situatës së shqiptarëve, në kohën e Rankoviqit, autoritetet jugosllave kanë kryer një sërë atentatesh dhe vrasjesh.U arrestua dhe u torturua Xheladin Hana, patriot shqiptar, dhe kjo ndodhur më 15 dhjetor 1948.
Nexhat Agolli, nënkryetar i qeverisë maqedonase, me origjinë nga Dibra e Madhe, u arrestua më 15 prill 1949 dhe u mbyt për vdekje nga burrat e Rankoviqit.
Duke ditur se policia sekrete jugosllave, e udhëhequr nga Çedo Topalloviç dhe Çedo Mijoviç, ishte pas Rifat Berishës, një kryetar nacionalist shqiptar, ai zgjodhi të luftojë në kodrat e Drenicës, më 17 maj 1949.[51][52] Fshati Gajrak u rrethua dhe shqiptarët luftuan me trupat jugosllave gjatë gjithë natës, derisa u masakruan.
Në dimrin e vitit 1950 u vra patrioti shqiptar Sabaudin Gjura, si dhe Isuf Torozi, i cili u arrestua në vitin 1949 dhe u torturua deri në vdekje.
Në mars të vitit 1949, Cenë Shyqriu nga Gjakova u arrestua dhe u zhduk pa lënë gjurmë. Ja pra kush ishte fytyra e vertet e Rankoviqit.