Ministri në detyrë njëherësh deputetë i Lëvizjes Vetëvendosje, Faton Peci, ka deklaruar se para seancës ka një takim konsultativ i cili është iniciuar nga grupi parlamentar i  Lëvizjes Vetëvendosje, dhe ka theksuar se rrjedha e seancës do të varet nga ajo që do të diskutohet në këtë takim dhe nga gatishmëria e partive politike për të votuar emrin e propozuar nga partia e parë që ka dalë nga zgjedhjet e nëntë shkurtit. Peci edhe një herë ka konfirmuar që sërish do ta kenë kandidatin e njëjtë për kryeparlamentare.

Sipas gazetares së RTK-së, të cila ndodhet të Kuvendi i Kosovës, edhe Hekuran Murati, Ministër në detyrë njëherësh deputetë i Lëvizjes Vetëvendosje, ka thënë që presin që sot të kenë konstituim të kuvendit të Kosovës, por me gjithë atë edhe ai ka konfirmuar për takimin që do ta mbajnë para fillimit të seancës dhe ka thënë se nuk kanë çfarë të deklarojnë deri sa të shohin se çfarë do të diskutohet në takim.