By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Shikoni çmendurinë e paparë në Ligën e Kampionëve: Portieri i Benficës shënoi gol në sekondën e fundit
January 28, 2026
January 28, 2026
January 28, 2026
Nuk tolerohet më ndotja, Obiliqi ashpërson masat ndaj ndotësve
January 28, 2026
Presidentja Osmani ua dorëzon flamurin përfaqësuesve të Kosovës në LOD 2026
January 28, 2026
Tragjedia në Gadime, nga familja dhe shkolla flasin për ngjarjen
January 28, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Presidenti Begaj kryen homazhe për Papa Françeskun në Vatikan, i shoqëruar nga Kardinali shqiptar Ernest Troshani dhe përfaqësuesit e komuniteteve fetare shqiptare
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Presidenti Begaj kryen homazhe për Papa Françeskun në Vatikan, i shoqëruar nga Kardinali shqiptar Ernest Troshani dhe përfaqësuesit e komuniteteve fetare shqiptare
Ballina 1Lajme

Presidenti Begaj kryen homazhe për Papa Françeskun në Vatikan, i shoqëruar nga Kardinali shqiptar Ernest Troshani dhe përfaqësuesit e komuniteteve fetare shqiptare

Kosova Times
Last updated: 2025/04/25 at 6:09 PM
Kosova Times Published April 25, 2025
Share
SHARE

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, kreu sot homazhe pranë trupit të Papa Françeskut në Bazilikën e Shën Pjetrit në Vatikan, gjatë një ceremonie ku morën pjesë drejtues shtetesh, klerikë dhe besimtarë nga mbarë bota.

Gjatë kësaj ceremonie nderimi për Atin e Shenjtë, Presidenti Begaj u shoqërua nga katër përfaqësuesit kryesorë të komuniteteve fetare në Shqipëri: mysliman, ortodoks, katolik dhe bektashi. Prania e tyre simbolizoi frymën e bashkëjetesës fetare dhe harmonisë ndërfetare që karakterizon Shqipërinë — një vlerë që Papa Françesku e kishte vlerësuar në mënyrë të veçantë gjatë vizitës së tij në vend në vitin 2014.

 

Krah Presidentit Begaj në këtë ceremoni ishin edhe Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, kardinali shqiptar Ernest Troshani, Kreu i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, Fortlumturia e Tij Joan Pelushi, Kreu i Kishës Katolike, Imzot Arjan Dodaj, Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, H. Bujar Spahiu, Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve, Haxhi Dede Baba Edmond Brahimaj, si dhe Kreu i Këshillit Ndërfetar të Shqipërisë, Gent Kruja.

Presidenti i Republikës Bajram Begaj është pritur në dy Audienca të veçanta në Selinë e Shenjtë, Vatikan, nga Shenjtëria e Tij, Papa Françesku. Herën e parë Presidenti Begaj u takua me Atin e Shenjtë në dhjetor të vitit 2022, disa muaj pasi kishte marrë detyrën e kreut të shtetit në Shqipëri. Takimin e dytë me Papa Françeskun, Presidenti Begaj e zhvilloi në maj të vitit të kaluar. Pas dy takimeve të përzemërta me Atin e Shenjtë, Presidenti Begaj ka shprehur se është ndjerë i nderuar nga pritja në Audiencë të veçantë, ku ka pasur rastin të falënderojë Papa Françeskun për mesazhet e paqes që ka përcjellë në mbështetje të shuarjes së konflikteve dhe forcimit të dialogut ndërkombëtar.

Pjesëmarrja e këtij delegacioni të lartë shqiptar në ceremoninë e lamtumirës për Papa Françeskun nënvizon respektin e thellë të Shqipërisë për figurën e Atit të Shenjtë dhe për trashëgiminë e tij të paqes, bashkëjetesës dhe dialogut ndërfetar.

You Might Also Like

January 28, 2026

Nuk tolerohet më ndotja, Obiliqi ashpërson masat ndaj ndotësve

Tragjedia në Gadime, nga familja dhe shkolla flasin për ngjarjen

Basha: Vendimi i Kushtetueses për Rashiqin, në kundërshtim me Kushtetutën

Aksion në Mitrovicën Veriore, sekuestrohen armë, municion dhe mjete ilegale

Kosova Times April 25, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Bielamowicz: Serbia me regjim autoritar të koordinuar me Rusinë

Kosova Times Kosova Times August 2, 2023
OVL UÇK priti komandanten e veteranëve amerikanë, Gucati i ndan mirënjohje
Rriten eksportet shqiptare drejt Kosovës
SHBA transferoi një tjetër shkatërrues të mbrojtjes raketore në Evropë pas vendimit të Putinit për të ndryshuar doktrinën bërthamore
James Cameron bën të ditur titullin e filmit të tretë Avatar
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?