Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka udhëtuar për në kryeqendrën e Italisë, Romë, për të marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të Shenjtërisë së Tij, Papa Françeskut.
Ndryshe sot në Sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan do të zhvillohet ceremonia mortore për Papa Françeskun. Ai ndërroi jetë më 21 prill 2025, në moshën 88-vjeçare, pas një sëmundjeje të gjatë, që përfshinte një infeksion respirator dhe komplikime kardiake.
Në funeralin e Papës Françesku pritet të marrin pjesë mbi 50 liderë botërorë ndër ta edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, kryeministri në detyrë i vendit, Albin Kurti, si edhe presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj.