Dënimet e reja për ish-zyrtarët ushtarakë për krime lufte, ngecjen e implementimit të marrëveshjes për të pagjeturit, dështimin e kalimit të ligjit për frytnim të asistuar në spitale publike dhe mospërparimin në Kodin Civil, i ka përmendur organizata ndërkombëtare “Amnesty International” në raportin vjetor 2024 për të drejtat e njeriut në Kosovë.
Në raport gjithashtu shkruan se debati në Parlament është ndjekur me dezinformata dhe gjuhë të urrejtjes nga disa deputetë ndaj grave beqare.
Përveç dështimit të kalimit të Kodit Civil, “Amnesty International”, në raportin vjetor theksoi se të mbijetuarit e dhunës në familje që i përkasin komunitetit LGBTI+ nuk kanë ende qasje në strehimore të specializuara.
Në raport përmenden edhe dështimi në tentimin e Kosovës për t’u anëtarësuar në Këshillin e Evropës, tentimet për të hetuar dhe gjykuar rastet e krimeve të luftës e marrëveshja me Danimarkën për strehimin e të burgosurve në Kosovë.