Deputeti Rashit Qalaj tha se PDK-ja është në të njëjtin qëndrim dhe nuk ka ndryshuar.

“Nuk ndryshon sot, nuk ndryshon as pas 48 orësh e nuk ndryshon as pas një javë e as pas një muaji. Sa i përket zonjës Haxhiu tek PDK-ja nuk kalon”, tha Qalaj para gazetarëve teksa po hynte në Kuvend në tentimin e tetë për konstituimin e këtij institucioni.