Tha të kenë dëgjuar se ka deputetë nga partitë opozitare që duan të votojnë për, në mënyrë që të zhbllokohet situata, por nuk lejohen për shkak te vendimit uniform të partisë.

“Ka akuza që po kërkohet të votohet me zor, përkundrazi kemi dëgjuar që deputetë individual tashmë kanë shprehur vullnetin dhe dëshirën që të dalin nga kjo situatë, pra nga opozita po flasim, që të votojnë për, megjithatë janë qëndrimet politike që nuk i lejojnë të ndahen nga grupi dhe vota uniforme që e kanë si grup. Nëse veç ka kufizim të drejtës për votim ka në këto parti që insistojnë të votohet kundër apo të mos merret pjesë fare në votim”, tha Murati. Ajo çfarë po kërkon opozita që ne duhet t’i sigurojmë vetë votat e jo të jetë obligim i të gjithë deputetëve të Kuvendit. Kjo na  rezulton me situatën ku ata parimisht po kërkojnë që ne pastaj të mos ua votojmë kandidatët e tyre për nënkryetar”, tha Murati.

Sipas tij, ajo çfarë ka kërkuar Vetëvendosje është një dakordim politik një konsensus me tri partitë e mëdha.

“Të tri partitë më të madha që u takojnë të propozojnë kandidatët për nënkryetar të mblidhen të dakordohen në paketë emri i kryetarit, i Albulena Haxhiut, dhe të tre nënkryetarëve në mënyrë që të vazhdohet tutje. Nëse insistohet në këtë situatë nga opozita, është paradoks dhe situatë nga e cila nuk mund të dal Kuvendi. Pra, është bllokadë që mund të shkoj në pafundësi dhe rezultati tjetër, skenari i fundit zgjedhjet e reja një proces legjitimimi, për të cilin kemi thënë edhe më herët ne nuk jemi të interesuar. Por, nëse duhet patjetër të shkojmë aty dhe nëse mbetet opsioni i fundit, ne jemi të gatshëm, por nuk jemi të interesuar”, tha Murati.