Janë arrestuar dy persona, shtetas kosovarë në dyshimin se kanë sulmuar me thikë dy viktimat, gjithashtu shtetas kosovarë.
Policia e Kosovës bën të ditur se ngjarja ka ndodhur në Podujevë, në Parku Manchester, më 28.04.2025, rreth orës 22:00. Viktimat kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar në QKUK për tretman mjekësor.
“Parku Manchester, Podujevë / 28.04.2025 – 22:00. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë për shkak të dyshimit se pas një mosmarrëveshje i kanë sulmuar me thikë dy viktimat meshkuj kosovarë të cilët kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Dy të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.