Një përpjekje e re, e nënta me radhë për konstituimin e Kuvendit të Republikës së Kosovës do të bëhet nesër, pas dështimit të dështimit të përpjekjes së tetë të martën.
Kandidatja për kryekuvendare nga Lëvizja Vetëvendosje, Albulena Haxhiu për të gjashtën herë ka dështuar të zgjidhet në krye të këtij institucioni, por emri i saj pritet të jetë sërish i propozuar për këtë post.
Deri më tash nga LVV-ja nuk ka sinjale për ndryshim qëndrimesh. Gjithashtu, sinjale për ndryshim qëndrimesh nuk ka as nga partitë që nuk po pajtohen me emrin e Haxhiut, si e propozuar për kryekuvendare.
PDK, LDK dhe AAK disa herë i kanë kërkuar LVV-së që ta ndërrojë kandidaten. Madje, janë përmendur disa emra që deputetë të partive tjera kanë shprehur gatishmërinë t’i votojnë, por LVV-ja nuk i ka marrë parasysh.
Në këtë situatë është bërë thirrje që presidentja Osmani të ndërmarrë iniciativë duke mbledhur liderët e partive në një takim të përbashkët për të gjetur një zgjidhje.
Vazhdimi i seancës pritet të mbahet nesër në orën 10:00.