Gjatë luftës në këto zona, 276 shqiptarë u vranë mizorisht. Ata dhanë jetën e sakrifikuan krejt çka patën për lirinë e vendit.

Kryeministri Kurti shprehu nderim të thellë për veprën e tyre dhe sakrificën sublime.

“Dëshmorët e martirët në Gllobar, Vërboc, Shtuticë dhe zonat përreth do t’i kujtojmë e përkujtojmë përherë, për të mos harruar sa i madh ishte çmimi i lirisë dhe sa i lartë kontributi e sakrifica”, ka thënë Kurti.