By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
10 vajra të veçantë limoni dhe ulliri për perime, peshk dhe mish
June 25, 2025
Ndalohet azerbajxhanasi i akuzuar për spiunazh
June 25, 2025
Netanyahu: Kjo është një ditë e vështirë për Izraelin
June 25, 2025
Vrasësit e Vanjës (14) nga Maqedonia dënohen me burgim të përjetshëm
June 25, 2025
NATO: Ukrainën e pret një “verë të vështirë” në luftën me Rusinë
June 25, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Ademi: 9 vjet në UEFA – krenari, fuqizim dhe vendosmëri drejt së ardhmes
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Sport > Ademi: 9 vjet në UEFA – krenari, fuqizim dhe vendosmëri drejt së ardhmes
Sport

Ademi: 9 vjet në UEFA – krenari, fuqizim dhe vendosmëri drejt së ardhmes

Kosova Times
Last updated: 2025/05/03 at 9:25 AM
Kosova Times Published May 3, 2025
Share
SHARE

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka kujtuar me krenari përvjetorin e nëntë të anëtarësimit të Kosovës në UEFA, duke e vlerësuar këtë ditë si një ndër më të rëndësishmet në historinë e sportit dhe të shtetit të Kosovës.

 

Në një mesazh përkujtues të publikuar në faqen zyrtare të FFK-së, Ademi ka theksuar se kjo datë është e gdhendur në historinë kombëtare, pasi më 3 maj 2016, në Kongresin e 40-të të UEFA-s të mbajtur në Budapest, Kosova u pranua si anëtarja më e re e shtëpisë evropiane të futbollit. Ai e përshkroi këtë si një moment historik për të gjithë popullin e Kosovës, që erdhi pas një rruge të gjatë përplot sfida e sakrifica.

“Që nga ajo ditë e artë, futbolli ynë ka kaluar nëpër një proces të thellë transformimi”, ka shkruar Ademi, duke veçuar sukseset e klubeve kosovare në garat ndërkombëtare dhe avancimin e Kombëtares në Ligën B të Ligës së Kombeve, si dhe ngritjen në vendin e 97-të në renditjen e FIFA-s – pozita më e lartë ndonjëherë për Kosovën.

Në mesazhin e tij, presidenti i FFK-së ka nënvizuar edhe përparimin në edukimin e trajnerëve, ku tashmë FFK është e licencuar për të ndarë Licencat UEFA A, ndërsa pritet të fillojë procedurat edhe për Licencën UEFA Pro. Ai gjithashtu theksoi përmirësimin e dukshëm të infrastrukturës, veçanërisht Shtëpinë e Futbollit dhe Kampin Nacional në Hajvali, e që sipas tij, janë vlerësuar lart edhe nga vetë UEFA.

“Standardet janë ngritur, infrastruktura është përmirësuar dhe futbolli është shndërruar në një aset kombëtar që frymëzon një popull të tërë”, ka theksuar Ademi, duke përmendur projektet e përbashkëta me komunat për ndërtimin e fushave stërvitore çdo 45 ditë.

Ai nuk ka harruar të shprehë mirënjohje për të gjithë ata që kontribuuan në këtë rrugëtim historik, duke përmendur emra si Agim Bytyqi, Rexhep Abdullahu, Sabri Hashani dhe të gjithë ata që ruajtën shpirtin e futbollit në kohët më të vështira. Një vend të veçantë në këtë rrëfim zë edhe legjenda Fadil Vokrri, të cilin Ademi e ka cilësuar si liderin e misionit historik për anëtarësimin në UEFA, duke përkujtuar simbolikisht edhe numrin 9 që Vokrri e mbante në fanellën e tij.

Në fund të mesazhit, Ademi ka ritheksuar përkushtimin e tij dhe të Komitetit Ekzekutiv për të çuar përpara çdo projekt dhe iniciativë për zhvillimin e mëtejmë të futbollit në vend.

You Might Also Like

Milani pas Ardon Jasharit, ofron 27 milionë euro

Me sistemin ‘My FFK’, futbolli kosovar hyn në epokën e digjitalizimit

Presidentja Osmani: Distria-numër 1 në botë!

Sllovenia shpallet kampione në turneun e ragbit të mbajtur në Kosovë

Mbyllen për qarkullim segmente të autostradave

Kosova Times May 3, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

Osmani: Nëse qëndrojmë të bashkuar, do ta përballojmë secilën sfidë

Kosova Times Kosova Times October 6, 2022
Asociacioni – midis nivelit lokal dhe autonomisë
BE-ja bisedon për masat ndaj Kosovës, por nuk pritet ndonjë vendim
Organizata humanitare në Gaza thotë se punëtorët kanë vdekur
Lot dhe zemërim pas vrasjes së adoleshentes iraniane në protesta
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?