By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Aktakuzë për shpëlarje parash, sekuestrohen pasuri mbi 350 mijë euro
June 26, 2025
Vdes 74-vjeçari në rrugë në Ferizaj
June 26, 2025
LVV e quan ‘Zonë të Krimit’ Komunën e Prizrenit
June 26, 2025
Nesër Testi i Arritshmërisë, MASHT paralajmëron masa ndaj kopjimeve
June 26, 2025
Sonte Opera e Kosovës sjellë perlat shqipe me koncertin “Kosova në tinguj”
June 26, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kryeministri Kurti në manifestimin kulturor tradicional “Ditët e Agimit”
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Kryeministri Kurti në manifestimin kulturor tradicional “Ditët e Agimit”
Ballina 1Lajme

Kryeministri Kurti në manifestimin kulturor tradicional “Ditët e Agimit”

Kosova Times
Last updated: 2025/05/03 at 7:28 PM
Kosova Times Published May 3, 2025
Share
SHARE

Organizuar nga Shoqata Kulturore “Ditët e Agimit”, dhe nën përkujdesjen e Komunës së Gjilanit, sot u mbajt manifestimi tradicional “Ditët e Agimit”, për nder të jetës dhe veprës së heroit Agim Ramadani, ngjarje kjo në të cilën mori pjesë Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti.

 

Për heroin Agim Ramadani, kryeministri theksoi se është ndër dëshmorët e rënë në luftën çlirimtare të popullit shqiptar për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, teksa shtoi se dëshmorët e kombit nuk janë të përjetësuar në kujtesën tonë kolektive dhe në historinë e Kosovës vetëm për shkak të aktit të tyre të rënies, por edhe për aktivitetet e tyre sa ishin gjallë, angazhimit dhe veprës së tyre në totalitetin e saj.

 

“Agim Ramadani është me profilin më të gjithanshëm: trashëgimia ushtarake, politike dhe artistike e të cilit vazhdon ende të na befasojë, teksa shohim fotografitë, poezitë, pikturat dhe dorëshkrimet e tij. Agim Ramadani ishte pra, poet, piktor, aktivist politik, strateg ushtarak, si dhe një patriot me shpirt artisti e fort frymëzues edhe për gjeneratat e sotme sikurse për shoqërinë e tij dikur”, tha kryeministri. 

 

Në tubimin qendror “I këndojmë Agimit”, në fjalën e tij, kryeministri Kurti shtoi se të tilla manifestime ua zgjasin jetën kujtimeve me nderime dhe mirënjohje jetës së dëshmorëve të lirisë dhe i forcojnë lidhjet e këtyre kujtimeve nga njëri brez në tjetrin.

 

“Sepse duke i kujtuar dëshmorët mes të gjallësh se si ishin ata, sa ishin të gjallë, i mbajmë të gjalla kujtimet tona për ta dhe shembullin e tyre për ne. Ju dëshiroj një pasdite çlodhëse dhe një mbrëmje të këndshme sonte, në këto ditë të hershme të pranverës së sivjetme, dhe ju përgëzoj për mirëmbajtjen e manifestimeve “Ditët e Agimit”. 

Lavdi Katanas, heroit Agim Ramadani, bashkë me dëshmorët dhe martirët e kombit të rënë për lirinë e Kosovës!” përfundoi fjalën e tij kryeministri Kurti.

You Might Also Like

Aktakuzë për shpëlarje parash, sekuestrohen pasuri mbi 350 mijë euro

Vdes 74-vjeçari në rrugë në Ferizaj

LVV e quan ‘Zonë të Krimit’ Komunën e Prizrenit

Nesër Testi i Arritshmërisë, MASHT paralajmëron masa ndaj kopjimeve

Kurti për ekspozitën e luftës: Thirrje për drejtësi për gjenocidin serb

Kosova Times May 3, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Sport

Sonte Kosova-Lituania, drejtpërdrejt në RTK

Kosova Times Kosova Times November 18, 2024
Protestojnë punëtorët teknikë të Kuvendit, kërkojnë rritjen e pagës në 500 euro
KAOS NË LONDËR: Kampioni i boksit Floyd Mayweather sulmohet në rrugë për mbështetjen e Izraelit (VIDEO)
Sveçla: Lidhja e afërt e Serbisë me Rusinë cenon stabilitetin e shteteve të Ballkanit Perëndimor
Hoti kërkon nga qeveria që të hiqen barrikadat në veri në bashkëpunim me KFOR-in
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?