By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Në politikë nuk ka kohë për gjumë- kur lind dielli fillo vrapin
July 23, 2025
Arrestohet indiani pasi hapi disa ambasada të rreme dhe drejtoi makinën me targa diplomatike
July 23, 2025
Amerikanja pretendon se zonja e parë e Francës është burrë, Macron e padit
July 23, 2025
Gruaja e zhdukur pranë Milanos, gjendet e vdekur 11 ditë më vonë. Rasti është plot me detaje të çuditshme
July 23, 2025
Shqipëria dhe Turqia, protokoll bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes
July 23, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kuvendi në bllokadë, deputetët pa punë por me paga të plota
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Kuvendi në bllokadë, deputetët pa punë por me paga të plota
Ballina 1Lajme

Kuvendi në bllokadë, deputetët pa punë por me paga të plota

Kosova Times
Last updated: 2025/05/04 at 8:42 PM
Kosova Times Published May 4, 2025
Share
SHARE

Kuvendi i Kosovës ka hyrë në javën e pestë të krizës politike, pa arritur ende të konstituohet plotësisht. Përpjekjet për zgjedhjen e kryesisë kanë dështuar disa herë. Seanca konstituive pritet të vazhdojë nesër në orën 10:00. Megjithatë, ajo që nuk do t`u mungojë deputetëve që tashmë kanë dhënë betimin është paga.

 

Me gjithë bllokadën në Kuvend, deputetët e sapozgjedhur do të marrin paga të plota për periudhën që nga dita e betimit.

“Këtë muaj paga kanë realizuar deputetët e legjislaturës së tetë, të cilët kanë fituar mandatin edhe në legjislaturën e nëntë. Paga e deputetëve llogaritet nga dita e betimit, sipas koeficientit të paraparë në Ligjin e Pagave. Deputetëve të rinj do t’u procedohet paga për këtë periudhë në mënyrë retroaktive, me pagën e muajit maj”, kanë thënë nga Kuvendi i Kosovës.

Përjashtim nga kjo skemë do të jenë mëditjet, pasi Kuvendi ka bërë të qartë se deputetët nuk do të marrin kompensim shtesë për pjesëmarrje në seancat konstituive.

“Deputetët nuk marrin mëditje për pjesëmarrje në seanca”, thanë nga ky institucion.

Nga organizata që monitoron punën në Kuvendin e Kosovës, Instituti Demokratik i Kosovës, ndonëse e shohin pozitiv lajmin për heqjen e mëditjeve shtesë, për ta është e papranueshme pagesa për siç thonë, “një orë punë”.

“Unë besoj që paga e deputetit, ndonëse i njëjti e merr mandatin që nga certifikimi dhe nga dhënia e betimit tutje, nuk do të duhej të ishte valide për sa kohë që nuk konstituohet kuvendi sepse është kuvendi instanca për të cilin deputetët marrin pagat e tyre. Pra, vetëm nëse ekziston kuvendi si i tillë deputetët mund të marrin paga. Rrjedhimisht besoj se do të duhej precizuar që vetëm pas konstituimit të kuvendit fillojnë të rrjedhin obligimet respektivisht përfitimet ligjore për deputetët në raport me pagat e tyre”, tha për RTK-në, Eugen Cakolli hulumtues i lartë në KDI.

Cakolli thotë se në situatën aktuale në të cilën gjendet Kuvendi i Kosovës, për mëditje nuk duhet të flitet fare.

“Sepse po flasim për një situatë ku tashmë qytetarët besoj janë në gjendje kur jo vetëm se janë të lodhur e të ngopur nga një situatë e tillë por që në anën tjetër çfarë po ndodhë në kuvend është një tallje jo vetëm me vetë institucionin e kuvendit por edhe me qytetarët në përgjithësi”, tha Cakolli.

Sipas tij, skena aktuale në Kuvend është shembull i papërgjegjësisë institucionale që vazhdon të rëndojë mbi taksapaguesit.

You Might Also Like

Shqipëria dhe Turqia, protokoll bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes

Arrestohen dy persona të dyshuar për vjedhje të rëndë në Vushtrri

KDI: Kërkesa e presidentes pak para skadimit të afatit, ngre dilema

Osmani kujton Manajn: Drejtësia për të gjithë të vrarët, zotim i përhershëm

Masat e MSH-së, inspektorët në terren për zbatim të këtyre

Kosova Times May 4, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Sport

Guardiola mbron Haaland-in: Ai nuk është fajtor për krizën e ekipit

Kosova Times Kosova Times December 24, 2024
Filloi dita e parë e garave të “Connect Balkan Youth Regional League”
Parlamenti Britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën
Policia shqiptoi 1373 gjoba trafiku për 24 orë
Sllovakia do të blejë sisteme kundërajrore nga Izraeli
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?