Osmani në një postim në rrjetin sociale, Facebook, tha se orkestra mbretërore e Bruneit, duke sjellë tingujt këngës “Mora fjalë” dëshmoi respektin për sakrificën e Kosovës si dhe fuqinë e kulturës përtej kufijve.

“Mora fjalë” solli në zemër të Brunei Darussalam tingujt e kësaj kënge emblematike, të performuar kësaj radhe nga orkestra mbretërore e Bruneit, duke dëshmuar respektin për sakrificën e Kosovës si dhe fuqinë e kulturës përtej kufijve.