Osmani, njofton zyra e Presidencës, ka thënë se Aganin e ka vrarë makineria gjenocidale serbe që frikësohej nga mençuria e tij.

“Ai besoi te fuqia e vlerave njerëzore edhe në kohën kur bota heshti përballë krimeve të Serbisë në Kosovë. E vrau pikërisht ajo makineri gjenocidale serbe e cila frikësohej nga mençuria e tij që ngjallte shpresë”, thuhet në njoftimin e Presidencës.

Osmani tha se kujtimi dhe vizioni i Agant mbetet udhërrëfyes për brezat që besojnë se liria dhe dinjiteti mbrohen me çdo kusht