Muja ka shkruar në “Facebook” se humbësi nuk i dërgon ftesa fituesit. Prandaj edhe vetëm Ramush Haradinaj i është përgjigjur Lumir Abdixhikut.

“LDK ka dalë e treta në zgjedhjet e 9 shkurtit me 20 deputetë. Ajo duhet të rritet për 20 % që ta mbërrijë PDK-në (24 deputetë) e cila është sa gjysma e fituesit të zgjedhjeve LV (48 deputetë). Humbësi nuk i dërgon ftesa fituesit. Prandaj edhe vetëm Ramush Haradinaj i është përgjigjur Lumir Abdixhikut”, ka shkruar Muja.

Reagimi i tij vjen pasi LDK nuk e pranoi ftesën e Lëvizjes Vetëvendosje për koalicion. Sipas LDK-së, bashkëpunimi mes këtyre dy subjekteve është i pamundur.

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, në një konferencë për media sot deklaroi se Lidhja Demokratike e Kosovës ka propozuar qeveri të tranzicionit me të gjitha partitë shqiptare.