By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Rikthehet regjimi i lëvizjes së automjeteve pa kontrolle mes Shqipërisë dhe Kosovës
November 2, 2025
Organizonin luftëra ilegale me qen, arrestohen 9 veta nga Maqedonia dhe Kosova
November 2, 2025
Kurti dhe Ali Ahmeti në homazhet në nderim të Fatos Nanos
November 2, 2025
Rama: Në takimin e Nanos me Millosheviqin nuk pati asgjë prej tradhtari
November 2, 2025
Trupat ruse djegin kamionët e tyre për të ndaluar vendosjen e Pokrovsk
November 2, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Përkundër kritikave nga Brukseli, presidenti i Serbisë udhëtoi në Moskë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Përkundër kritikave nga Brukseli, presidenti i Serbisë udhëtoi në Moskë
Rajon / Botë

Përkundër kritikave nga Brukseli, presidenti i Serbisë udhëtoi në Moskë

Kosova Times
Last updated: 2025/05/07 at 1:25 PM
Kosova Times Published May 7, 2025
Share
SHARE

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka udhëtuar sot në Moskë, ku më 9 maj do të marrë pjesë në Paradën e Fitores dhe do të takohet me presidentin rus, Vladimir Putin. Vizita ndodh në një moment të kritikave të shtuara nga Bashkimi Evropian për mungesën e reformave kyçe, mosvendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë dhe, sipas vlerësimeve nga Brukseli, largimin gjithnjë më të theksuar të Serbisë nga vlerat evropiane.

 

Vuçiq u shfaq për herë të parë në publik këtë mëngjes, pasi gjatë fundjavës ndërpreu vizitën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për shkak të arsyeve shëndetësore. Para nisjes për në Moskë, ai u takua në Beograd me ambasadorin rus, Aleksandar Bocan-Harçenko.

Edhe pse konfirmimi zyrtar nga Presidenca e Serbisë ende nuk është publikuar, disa media në Beograd raportojnë se Vuçiq tashmë është nisur drejt kryeqytetit rus. Pjesëmarrja e tij në Paradën e Fitores, me të cilën shënohet 80-vjetori i përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, do të shoqërohet edhe me një takim bilateral me presidentin Putin, ka konfirmuar ndihmësi i presidentit rus, Jurij Ushakov. Sipas tij, do të diskutohet për marrëdhëniet dypalëshe dhe situatën në Ballkanin Perëndimor.

Udhëtimi i Vuçiqit në Rusi ndodh në kohën e tensioneve të shtuara ndërmjet autoriteteve serbe dhe Bashkimit Evropian. Gjatë ditëve të fundit, disa zyrtarë evropianë kanë theksuar se marrëdhëniet me Moskën “nuk mund të vazhdojnë sikur të mos ketë ndodhur asgjë”, veçanërisht në kontekstin e agresionit rus kundër Ukrainës. Në të njëjtën kohë, janë paraqitur edhe informacione jozyrtare se Lituania dhe Letonia kanë refuzuar të lejojnë mbi-fluturimin e avionit presidencial të Serbisë.

Raportuesi i Parlamentit Evropian për Serbinë, Tonino Picula, gjatë një debati në PE deklaroi se “deklaratat për përkushtimin ndaj integrimeve evropiane janë të pabesueshme”, ndërkohë që planifikohet vizita në Moskë dhe nënshkrimi i marrëveshjeve të reja energjetike me Rusinë.

Pavarësisht kritikave, Vuçiq do të marrë pjesë në kremtimin në Moskë, ndërsa ministri i punëve të jashtme të Serbisë, Marko Gjuriq, ka thënë se presidenti më vonë “do të tregojë detajet mbi sjelljen e shteteve të ndryshme ndaj Serbisë”.

Analistët politikë vlerësojnë se Vuçiq me këtë vizitë dëshiron të tregojë se ai nuk është i varur vetëm nga BE-ja, por se ka edhe partnerë alternativë, si dhe se këtë vizitë e përdor për të forcuar pozicionin e tij në politikën e brendshme.

Vlerësohet gjithashtu se vizita në Moskë ndodh në një moment kur Brukseli po shpreh mbështetje për protestat studentore në Serbi dhe po i bën thirrje pushtetit të përmbushë reformat kyçe, përfshirë sundimin e ligjit dhe kushtet zgjedhore.

Serbia mbetet i vetmi vend kandidat për anëtarësim në BE që nuk e ka harmonizuar politikën e saj të jashtme me sanksionet e Bashkimit Evropian ndaj Rusisë, duke vazhduar të ruajë lidhje të ngushta politike dhe energjetike me Kremlinin.

You Might Also Like

Trupat ruse djegin kamionët e tyre për të ndaluar vendosjen e Pokrovsk

Ligjvënësit amerikanë planifikojnë të rëndojnë tërheqjen e Pentagonit nga Europa

Mediat ruse kritikojnë Vuçiçin: “Shpalli bashkëpunimin me ushtrinë evropiane”

Një polic ngacmoi një kamariere, pastaj qëlloi vëllanë e saj

Policia përjashton motivin terrorist në sulmin në trenin e Londrës

Kosova Times May 7, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Shqipëri: Një viktimë dhe nëntë raste të reja me COVID në 24 orët e fundit

Kosova Times Kosova Times October 10, 2022
Shqipëri ‘braziliane’ edhe në miqësore! Kuqezinjtë ‘kështjellë’ e pamposhtur, mundin 2-0 Bullgarinë
Një gjykatë në Norvegji dënoi një ish-vagnerit me 120 ditë burg për rrahjen e të dashurës së tij
Deri në 800 euro për kilogram: Një djathë i shtrenjtë që kërkon dorë të butë dhe karakter të durueshëm
Rama: Rusët që refuzojnë rekrutimin dhe ikin nga vendi janë të mirëseardhur
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?