Tutje ai ka njoftuar se në po atë lokacion dhe në të tjerë janë gjetur armë të llojeve të ndryshme, municion dhe armë në proces të modifikimit.

Sveçla në një postim në Facebook ka shkruar se “Vazhdojmë pa asnjë kompromis goditjen ndaj kriminaliteteve që cënojnë sigurinë qytetarëve tanë dhe Republikës sonë”.

“Kjo veprimtari dhe çdo tjetër do të luftohen deri në fund, e veçanërisht kur të njëjtat zhvillohen për të penguar e ndaluar punën e zyrtarëve tanë që garantojnë sundim të rendit e ligjit dhe siguri për vendin tonë.  Ndaj të arrestuarve që kanë zhvilluar këtë veprimtari pres dënim meritor e pa dilemë, që të fuqizojë përpjekjet tona për një Republikë të sigurt”, ka shkruar ai.