By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 3 nëntor
November 3, 2025
FR: Vuçiç nuk di si t’i qetësojë protestat dhe faljet e tij nuk janë bindëse
November 2, 2025
Koalicioni VLEN del fitues në shumicën e komunave shqiptare
November 2, 2025
Adoleshentja britanike, tetë muaj shtatzënë, pret lindjen në burgun e Gjeorgjisë
November 2, 2025
Rënie e numrit të bagëtisë, kërkohet më shumë përkrahje nga institucionet
November 2, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Gërvalla në Varshavë: Integrimi i Kosovës në BE, domosdoshmëri për paqe
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Gërvalla në Varshavë: Integrimi i Kosovës në BE, domosdoshmëri për paqe
Lajme

Gërvalla në Varshavë: Integrimi i Kosovës në BE, domosdoshmëri për paqe

Kosova Times
Last updated: 2025/05/08 at 7:28 PM
Kosova Times Published May 8, 2025
Share
SHARE

Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka theksuar në Varshavë se integrimi i Kosovës në Bashkimin Evropian është një domosdoshmëri strategjike për forcimin e paqes, sigurisë dhe stabilitetit në Evropë. Ajo ka riafirmuar se Kosova është dhe mbetet një aleate dhe partnere e besueshme e BE-së.

 

Gërvalla ka marrë pjesë në takimin e përbashkët të Ministrave të Jashtëm të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, shteteve kandidate dhe atyre me status kandidat potencial, i mbajtur në Varshavë të Polonisë.

Takimi u zhvillua me ftesë të Presidencës Polake të Këshillit të BE-së dhe Ministrit të Jashtëm të Polonisë, Radosław Sikorski, në prani të Përfaqësueses së Lartë të Bashkimit Evropian për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Kaja Kallas.

Duke iu drejtuar pjesëmarrësve, ministrja Gërvalla tha se zgjerimi i Bashkimit Evropian nuk shihet më si një projekt abstrakt politik, por si domosdoshmëri strategjike dhe përgjigje konkrete ndaj realiteteve të reja gjeopolitike.

“Si shtet që ka ndërtuar institucione funksionale, ka forcuar sundimin e ligjit dhe ka dëshmuar përkushtim të palëkundur ndaj reformave dhe vlerave evropiane, Kosova sjell në tryezë përvojën e një vendi që jo vetëm kërkon integrim, por edhe kontribuon me përgjegjësi ndaj projektit të përbashkët evropian,” theksoi ajo.

Në këtë forum, Gërvalla nënvizoi se integrimi i Kosovës dhe vendeve të tjera pro-perëndimore të rajonit në BE nuk është vetëm zgjedhje politike, por domosdoshmëri strategjike që forcon paqen dhe sigurinë në gjithë kontinentin tonë.

Përmes pjesëmarrjes në këtë takim, Republika e Kosovës, siç u tha në komunikatë, riafirmoi pozicionin e saj si një aleate dhe partnere e besueshme e Bashkimit Evropian, një faktor stabiliteti, sigurie dhe progresi demokratik, jo vetëm në Ballkanin Perëndimor, por edhe më gjerë në Evropë.

You Might Also Like

Zbulohet përmendorja e Lekë Dukagjinit në Shpenadi të Prizrenit

Rikthehet regjimi i lëvizjes së automjeteve pa kontrolle mes Shqipërisë dhe Kosovës

Organizonin luftëra ilegale me qen, arrestohen 9 veta nga Maqedonia dhe Kosova

Kurti dhe Ali Ahmeti në homazhet në nderim të Fatos Nanos

Rama: Në takimin e Nanos me Millosheviqin nuk pati asgjë prej tradhtari

Kosova Times May 8, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Rusët kanë humbur interesin për familjet e mëdha

Kosova Times Kosova Times March 23, 2023
Votuesit e regjistruar në Diasporë do të hiqen nga listat brenda Kosovës
Sanksionet e SHBA-së kundër Industrisë së Naftës së Serbisë hyjnë në fuqi të enjten
Gjendet i vdekur një person në Prizren
EURO 2024 rikthehet me gjysmëfinalen e zjarrtë Spanjë-Francë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?