Policia ka bërë të ditur se rasti ka ndodhur në orët e para të së shtunës dhe është cilësuar si lëndim i rëndë trupor.

Policia ka theksuar se është arrestuar një person.

“Raportohet se pas një përleshje, tre persona meshkuj kosovarë kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e therjes me thikë. Të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK. Mjeti i mprehtë –thika është konfiskuar, ndërsa lidhur me rastin, njëri prej të dyshuarve me vendim të prokurorit është arrestuar dhe dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.