By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 29 qershor
June 29, 2025
Valon Syla ndalohet për 48 orë, Haxhiu: Dhuna në familje s’ka justifikim
June 28, 2025
Mali i Zi: Një bisht cigareje i hedhur shkaktoi një zjarr që shkaktoi dy milionë euro dëme
June 28, 2025
Kush është anëtari i thekur i KGB-së që u prit sot nga Stevandić: “Nëse fitojmë në Siri, do të shkojmë në Ballkan”
June 28, 2025
Imazhet e reja satelitore tregojnë se Irani zgjeron punën në uzinën bërthamore të Fordow
June 28, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Dështon edhe përpjekja e 15-të për konstituimin e Kuvendit
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Dështon edhe përpjekja e 15-të për konstituimin e Kuvendit
Ballina 1Lajme

Dështon edhe përpjekja e 15-të për konstituimin e Kuvendit

Kosova Times
Last updated: 2025/05/13 at 11:09 AM
Kosova Times Published May 13, 2025
Share
SHARE

Për të 15-tën herë ka dështuar përpjekja për konstituim të legjislaturës së nëntë të Kuvendit të Kosovës.

 

Edhe një herë dështoi formimi i Komisionit për votim të fshehtë për zgjedhjen e kryeparlamentarit. Deputetët u mblodhën për rreth pesë minuta për një tjetër dështim. Pro votuan 56, kundër një.

Seanca e ardhshme do të mbahet më 15 maj me fillim prej orës 10:30.

Përpjekja e pesëmbëdhjetë për konstituimin e Kuvendit

Pritet të vazhdojë seanca konstituive e Kuvendit e cila është paraprarë të filloi në orën 10:00. Kështu, deputetët do ta bëjnë përpjekjen e pesëmbëdhjetë për konstituimin e legjislativit.

Para vazhdimit të seancës konstituive, deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Mërgim Lushtaku, ka thënë se LVV-ja nuk i ka numrat për ta konstituuar Kuvendin.

“Ata numra nuk janë të mjaftueshëm për të votuar kryetarin e Kuvendit, për të konstituuar Kuvendit, me të vërtetë është kokëçarje për qytetarët, tallje, pse kjo kokëfortësi nga një parti politike, se paku të ndërrojnë kandidatin dhe të ketë propozime të ndryshme për të dalë nga kjo situatë”, ka theksuar ai.

Kurse kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se janë duke pritur që këto ditë të Gjykata Kushtetuese të japë vlerësimin për kushtetutshmërinë e zhvillimeve gjatë seancave në Kuvend.

“Aktualisht ne jemi në pritje të vlerësimit nga Gjykata Kushtetuese, për kushtetutshmërinë e zhvillimeve që kanë ndodhur në seanca”, ka theksuar Haradinaj.

Të dielën është zhvilluar seanca e 14-të me qëllim konstituimi, por as këtë herë nuk përfundoi me sukses.

Kryesuesi Avni Dehari përsëriti kërkesën për subjektet politike që nuk i kanë propozuar deputetët për anëtarë të komisionit zgjedhor për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, me votim të fshehtë, që ta bëjnë këtë, por serish nuk pati propozime.

Më pas përbërja e komisionit, me anëtarët e propozuar në vazhdimet e kaluara të seancës, u hodh në votim.

Kryesuesi i seancës konstituive konstatoi se për kanë votuar 54 deputetë, ndërsa kundër dhe abstenim nuk ka asnjë.

Ndërkohë, neni 113 i Kushtetutës së Kosovës u jep të drejtë së paku dhjetë deputetëve që brenda 8 ditëve pas marrjes së një vendimi në Kuvend, qoftë ligj, akt tjetër juridik apo procedurë, ta dërgojnë për shqyrtim në ëGjykatën Kushtetuese.

Kësaj gjykate i ka shkuar një kërkesë e tillë, ajo për votimin e fshehtë për kryeparlamentar duke qenë në procedurë të votimit.

E, presidentja e Republikës, Vjosa Osmani, do të nisë më 15 maj një seri konsultimesh me përfaqësues të subjekteve politike në lidhje me procesin e konstituimit të Kuvendit të ri pas zgjedhjeve të mbajtura më 9 shkurt.

Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës kanë konfirmuar pjesëmarrjen e tyre në takimin e thirrur nga presidentja Vjosa Osmani, lidhur me zhbllokimin e situatës së moskonstituimit të legjislaturës së nëntë të Kuvendit të Kosovës.

You Might Also Like

Valon Syla ndalohet për 48 orë, Haxhiu: Dhuna në familje s’ka justifikim

Kurti: PDK e LDK e kanë keqlexuar aktgjykimin e Kushtetueses

Limaj: Marrëveshja politike e zgjidh krizën

Limaj: Marrëveshja politike e zgjidh krizën

Dy opsionet e kompromisit te Kurtit dhe refuzimi i tyre

Kosova Times May 13, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

ShBA sanksionojnë individë dhe kompani që mbështesin Milorad Dodikun

Kosova Times Kosova Times December 18, 2024
Një grua sulmon një tjetër në Prizren, për motive xhelozie
Komanda e NATO-s njoftoi blerjen e 1000 raketave Patriot
Gjimshiti: Rrugëtim i jashtëzakonshëm, treguam karakter si Kombëtare
Borell: Kurti nuk ishte i gatshëm për takim trepalësh, paparaqiti kushte
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?