By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 10 janar 2026
January 10, 2026
KQZ s’ka datë për shpalljen e rezultateve përfundimtare
January 9, 2026
Arrestimi i Maduros: Takimi në Vatikan, bileta e Moskës dhe fundi i lojës nga SHBA-të
January 9, 2026
Qipro: Hetimet tregojnë kërcënim hibrid me origjinë ruse
January 9, 2026
VIDEO Agjenti që vrau një grua në Minneapolis filmoi gjithçka me celularin e tij. Mediat amerikane publikuan pamjet
January 9, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Osmani: E çoj çështjen në Kushtetuese nëse vazhdon zvarritja
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Osmani: E çoj çështjen në Kushtetuese nëse vazhdon zvarritja
Ballina 1Lajme

Osmani: E çoj çështjen në Kushtetuese nëse vazhdon zvarritja

Kosova Times
Last updated: 2025/05/15 at 7:32 PM
Kosova Times Published May 15, 2025
Share
SHARE

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka theksuar se mungesa e një Kuvendi funksional po rrezikon seriozisht parimin kushtetues të ndarjes dhe funksionimit të pushteteve.

 

Në deklarimin e saj pas takimit me katër liderët e partive politike, Albin Kurtin, Memli Krasniqin, Lumir Abdixhikun dhe Ramush Haradinajn, presidentja Osmani theksoi se ky është vetëm hapi i parë në një seri konsultimesh që do të vazhdojnë edhe në formatet e tjera, përfshirë takime individuale me liderë politikë, nëse kjo shihet e nevojshme.

Ajo bëri të ditur se në takimin e sotëm janë ftuar fillimisht subjektet kryesore parlamentare dhe bartësit e koalicioneve, ndërsa në vijim do të takohen edhe liderët e partive të komuniteteve joshumicë, si dhe liderë të tjerë politikë sipas kërkesave.

E para e shtetit tha se moskonstituimi i kuvendit mund t’i duket dikujt se dëmton vetëm politikanë apo parti të caktuara, megjithatë sipas saj, pasojat kryesore i bart vendi ynë dhe të gjithë qytetarët pa dallim.

“Kushtetuta e Kosovës ndër parimet themelore parasheh se parimi i ndarjes së pushteteve apo parimi i kontrollit dhe balancit është një ndër vlerat dhe parakushtet e funksionimit kushtetues të institucioneve dhe një ndër shtyllat që parashihet aty është edhe legjislativi. Me mungesën e kuvendit funksional po rrezikohet ky parim kushtetues. Prandaj, edhe sot në takimin e parë i kam inkurajuar liderët e partive politike që në funksion të realizimit të këtij parimi kushtetues të gjejnë zgjidhje të përbashkët për konstituimin e kuvendit, që përveç se do të siguronte funksionimin kushtetues të institucioneve po ashtu do të hapte rrugë edhe për krijimin e qeverisë së re“, tha ajo.

Ajo bëri të qartë se këto nuk janë konsultime për formimin e qeverisë së re, pasi një proces i tillë u takon ekskluzivisht negociatave të partive politike.

“Më lejoni të sqaroj se ky është vetëm takimi i parë dhe nëse shihet e nevojshme do të takojë liderët e partive edhe individualisht për të vazhduar edhe me formate tjera sipas nevojës. Këto nuk janë konsultime për formimin e qeverisë së re sepse këto ekskluzivisht i takojnë negociatave të partive politike dhe institucioni i Presidentes nuk është institucion që përfaqëson ndonjë parti, por përkundrazi”, shtoi e para e shtetit.

Osmani tutje tha se nuk e ka problem që bllokadën në Kuvend ta dërgojë në Gjykatën Kushtetuese, por tha se një gjë të tillë do ta shqyrtojë vetëm nëse procesi zvarritet edhe më shumë, për çka tha se ka diskutuar edhe në takimin e sotëm me liderët.

“Nëse kjo zvarritet shumë, janë disa opsione. Vetë deputetët mund ta shfrytëzojnë. Deri tani AAK ka kontestuar një vendim, por që lidhet me formën e votimit jo domosdo me proceset tjera. Mënyra tjetër është që unë si presidente të shfrytëzoj prerogativat kushtetuese dhe t’i drejtohem Gjykatës Kushtetuese. Sot ajo çfarë kam shprehur para liderëve, që nëse do të kishte pajtim edhe nga ana e tyre, unë nuk kam ndonjë problem që ta dërgoj këtë çështje në Gjykatën Kushtetuese, nuk pati ndonjë kundërshtim nga asnjëri prej tyre. Megjithatë, ne do të presim nëse ditët në vijim do të rezultojnë me marrëveshje politike apo arritje të një marrëveshje më të gjerë për konstituimin e Kuvendit para se të procedojmë me diçka e tillë”, tha Osmani.

Sipas saj dialogu konstruktiv është i domosdoshëm për vendin e për institucionet, që të shihet dhe të ndihet nga qytetarët, por edhe për imazhin e Kosovës.

Ajo tha se në takimin e sotëm ka pasur një disponim minimal për konstruktivitet, por ajo pret që të rritet me kalimin e kohës.

Në pyetjen e gazetarëve nëse u diskutua për shkuarjen në zgjedhje të reja, presidentja tha se fillimisht duhet të konstituohet kuvendi.

“Sa i përket zgjedhjeve, të gjithë jemi pajtuar se Kushtetuta parasheh që zgjedhje mund të ketë në disa raste. Në qoftë se 2/3-tat e kuvendit vendosin dhe votojnë për shpërndarje të kuvendit, në qoftë se dështojmë në zgjedhjen e qeverisë dhe në qoftë se ka pastaj votë mosbesimi ndaj qeverisë. Këto janë opsionet. Për momentin pa konstituim të Kuvendit nuk mund të shkohet te asnjëra nga këto tri opsione. Pra edhe nëse partitë pajtohen mes vete për të shkuar në zgjedhje, fillimisht duhet të konstituohet kuvendi”, tha Osmani.

You Might Also Like

KQZ s’ka datë për shpalljen e rezultateve përfundimtare

Mbi 1 miliard euro, fondet peng i aprovimit nga Kuvendi i Kosovës

Rasti i BSK-së, i përkeqësohet gjendja të dyshuarit gjatë seancës

Presidentja Osmani viziton trenjakët e lindur në fillim të vitit të ri

Vikend me reshje shiu dhe bore në Kosovë, temperaturat mbeten nën zero

Kosova Times May 15, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Shteti hesht për konsullatën ilegale të Rusisë në BSP-Varna

Kosova Times Kosova Times November 18, 2024
Mijëra njerëz në rrugët e Stambollit, policia përleshet me demonstruesit: “Nuk do të përkulemi kurrë”
Përplasja e Rusisë dhe Turqisë në Siri
Ish-gruaja e Putinit shet me urgjencë apartamente në Spanjë
Minneapolis: Zemërim për vdekjen e shoferes femër të qëlluar nga oficeri i ICE-së
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?