By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Borë në Shqipëri, Rama: Ekipet në terren për të garantuar lëvizjen
January 2, 2026
Fluks në pikat kufitare Merdarë dhe Dheu i Bardhë
January 2, 2026
Ngrihen tarifat e ujit, nga janari faturat më të shtrenjta
January 2, 2026
Vetëvendosje dominon votat e diasporës, KQZ publikon rezultatet e para
January 2, 2026
Vetёdorёzohet i dyshuari për plagosjen e ndodhur në Pejë
January 2, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Samiti i Komunitetit Politik Evropian, Rama: Mbi 52% e shqiptarëve votuan për t’u bashkuar në BE
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Samiti i Komunitetit Politik Evropian, Rama: Mbi 52% e shqiptarëve votuan për t’u bashkuar në BE
Ballina 1Lajme

Samiti i Komunitetit Politik Evropian, Rama: Mbi 52% e shqiptarëve votuan për t’u bashkuar në BE

Kosova Times
Last updated: 2025/05/16 at 1:56 PM
Kosova Times Published May 16, 2025
Share
SHARE

Kryeministri Edi Rama u shpreh sot se fushata elektorale e Partisë Socialiste për zgjedhjet parlamentare të 11 majit u përqendrua te Europa dhe mbi 52% e shqiptarëve votuan për PS për anëtarësimin në Bashkimin Europian.

Në fjalën e mbajtur në nisje të punimeve të samitit të Komunitetit Politik në Tiranë, Rama iu drejtua liderëve pjesëmarrës ndërsa u shpreh se “është një nder i jashtëzakonshëm për të gjithë vendin dhe popullin shqiptar që t’ju mirëpres në këtë vend dhe në këtë shtëpi të ndërtuar enkas për samitin e Komunitetit Politik Europian”.

Rama i informoi të pranishmit se në këtë ndërtesë nuk janë të rrethuar nga makthet e Europës në pikturën e Rilindjes dhe as nga zbrazëtia e një hapësire të përkohshme takimesh, por janë të rrethuar nga imagjinata e fëmijëve shqiptarë për Europën.

“Kjo ishte një zgjedhje e qartë për ne sepse ëndrrat e fëmijëve kurrë nuk mbahen peng nga mitet e së shkuarës. Në të kundërt ato ëndërrojnë të ardhmen shumë të ngjashme meqë ra fjala me ëndrrat e etërve themelues të Europës”, tha Rama.

Kryeministri theksoi se samiti në Tiranë mbahet në një moment mjaft domethënës në këtë vend, ku kemi mësuar ta shohim të shkuarën me sytë e së ardhmes e jo më ta shohim të ardhmen me sytë e së shkuarës.

“Në fakt mbërritja juaj vijon një fushatë zgjedhore ku Europa ka qenë më e pranishme se kurrë, jo si një çështje që krijon ndasi, por si një deklaratë e përbashkët dhe pretendim i përbashkët identiteti. Jo si një listë politikash por si një përgjërim i thellë për përkatësi. Jo si një grup dhe grumbull detyrash shtëpie, por si një fat i bashkëndarë”, tha Rama.

Ja pse, vijoi kryeministri, është kaq kënaqësi që fushata për zgjedhjet parlamentare të 11 majit u përqendrua te këto fjalë: Europë, identitet, përkatësi.

“Ai identitet fitoi mbi 52% të votave. Për mikun tim të dashur këtu, Starmer, ishte një rezultat shumë i ngjashëm me rezultatin e Brexit, por me pole të përmbysura. 52% për ne për t’u bashkuar. Aty ku nuk kishte krahasim ishte se 48% i mbetur i votuesve nuk janë euroskeptikë. Jo, janë thjesht euro-optimistë të painformuar, të cilët mendojnë që duhet të isha shkarkuar meqë nuk ja dola ta anëtarësojë Shqipërinë në BE shumë kohë më parë. Por në fakt nuk është ky argumenti im”, tha Rama. /ata

You Might Also Like

Borë në Shqipëri, Rama: Ekipet në terren për të garantuar lëvizjen

Fluks në pikat kufitare Merdarë dhe Dheu i Bardhë

Ngrihen tarifat e ujit, nga janari faturat më të shtrenjta

Vetëvendosje dominon votat e diasporës, KQZ publikon rezultatet e para

Vetёdorёzohet i dyshuari për plagosjen e ndodhur në Pejë

Kosova Times May 16, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Të paktën pesë të vdekur nga stuhitë e fuqishme në Teksas

Kosova Times Kosova Times May 26, 2024
Të martën, raundi i ri i dialogut, Prishtina refuzon takimin trepalësh
Numri i palestinezëve të vdekur nga sulmet izraelite në Gaza është rritur në 21
Organizata Trump gjobitet për mashtrime tatimore
Virusi misterioz godet ne Kine?! Janë shfaqur video të plota spitalesh dhe krematoriumesh, filloi paniku
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?