Rasti i parë është regjistruar rreth orës 20:00 në rrugën “Enver Maloku”, ku një mashkull kosovar është ndaluar nga policia dhe gjatë kontrollit ndaj tij është gjetur një armë zjarri me një karikator që përmbante 17 fishekë. I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

Rreth dy orë më vonë, në orën 21:50, në rrugën “Astrit Rrushi”, policia ka arrestuar dy persona të tjerë, gjithashtu meshkuj kosovarë, të cilët janë kapur me katër armë zjarri dhe 64 fishekë. Pas intervistimit, njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit, ndërsa tjetri është transferuar për vuajtje të dënimit në bazë të një urdhërese të mëhershme të gjykatës.